Devoll/ Futet fshehtas në shtëpinë e fqinjes, tenton ta përdhunojë. Arrestohet 24 vjeçari

0
206

I është futur vajzës në shtëpi dhe ka tentuar ta përdhunojë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur duke u gdhirë e enjte në periferi të Korçës, konkretisht në fshatin Vranisht të Devollit, ku edhe banojnë dy protagonistët e historisë.

Siç bëjnë me dije burime nga policia lokale , sipas kallëzimit të E.H., në komisariat, kishte kaluar rreth 1 orë e 30 minuta nga mesnata, kur Urim Feimi, 24 vjeç, ka arritur të hyjë në banesën e E.H., një vit më e vogël se ai, pa lejen e kësaj të fundit.

24-vjeçari, duke ushtruar forcë e ka prekur në vende intime dhe ka tentuar ta përdhunojë vajzën, por kjo e fundit ka bërë rezistencë dhe autori është larguar.

Vajza ka shkuar në komisariat për të denoncuar U.F., me të cilin kishte njohje pasi banonin në të njëjtin fshat, por i riu ka humbur gjurmët dhe tashmë policia e kanë shpallur në kërkim. Ndaj tij ka nisur edhe procedimi penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here