PD – LSI, një qëndrim për ONM

0
171

Kandidatët e renditur në listën e miratuar nga ONM për organet e Vetting -ut për gjyqtarët dhe prokurorët janë vlerësuar nga Partia Demokratike, si të papërshtatshëm ndërsa në këndvështrimin dhe LSI, ONM ka përdorur 2 standarde në përzgjedhen e tyre.

Komisioni ad hoc, i mbledhur këtë të mërkurë ka përfshirë në listën e ONM me 4 vota vetëm një nga lista B e Avokatit të Popullit, listë e cila kishte emrat që nuk i plotësonin kriteret.

Nuk është arritur dakordësia për propozimin e opozitës për të kaluar me shumicën prej 5 nga 6 votat e komisionit të kandidatëve me rekomandime negative të ONM në listën A.

Ky komision nuk ka fuqi vendimmarrëse ndaj dhe lista prej 68 personash u shkon për votim dy komisioneve të tjera ad hoc me 12 dhe 6 anëtarë.

Në Kushtetutë parashikohet një afat 30 ditor për zgjedhjen me votim të fshehtë elektronik të 27 anëtarëve të Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit, Kolegjit të Apelimit, anëtarëve zëvendësues dhe komisionerëve publikë.

Tv Klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here