FOTO/ Pornografi me vajza të mitura, ja kush janë shqiptarët e arrestuar. Emrat

0
245

Policia greke, me lejen e Prokurorisë së Amaliada-s, ka nxjerrë të dhëna dhe fotografitë e dy burrave shqiptarë, të cilët u arrestuan në Amaliada më 23 maj për pornografi me të mitur.

Të arrestuarit janë: Qemal Bala dhe Hasan Prenci.

0-vjeçari Qemal Bala është arrestuar pas një denoncimi të prindërve të një vajze 14-vjeçare, të cilës i kishte bërë disa herë presion nëpërmjet profileve të rreme në rrjetin social Facebook për t’i dërguar fotografi nudo.

Pas arrestimit nga policia 40-vjeçarit i janë gjetur në telefonin e tij më shumë se 500 foto vajzash të mitura në poza të pahijshme, shkruan syri.net.

Bala, mbante profile të ndryshme rrjetet sociale në të cilat ai shfaqet edhe si mashkull edhe si grua dhe ishte në komunikim me vajza të mitura.

32-vjeçari Prenci, sipas hetimeve, kishte dijeni për materialet pornografike dhe madje e ndihmonte veprimtarinë e 40-vjeçarit Bala. Të dy ata ishin me qëndrim të paligjshëm në Greqi, raportojnë mediat greke.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here