Ministri Demiraj takon ambasadorin e Britanisë, Duncan Norman

0
152

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Duncan Norman. Ministri Demiraj i shprehu ambasadorit ngushëllimet më të sinqerta për aktin e rëndë terrorist që ndodhi në Manchester dhe mori jetën e 22 personave të pafajshëm.

Ministri shprehu solidaritetin dhe angazhimin e Shqipërisë dhe strukturave të Ministrisë së Brendshme në luftën kundër terrorizmit.

Ambasadori Norman nga ana e tij u shpreh se ngjarja e rëndë në Manchester tregoi nevojën për rritjen e përpjekjeve për bashkëpunim me intensive ndërkombëtar, veçanërisht në fushën e inteligjencës, në luftën kundër terrorizmit.

Ministri Demiraj diskutoi me ambasadorin edhe për prioritetet e tij  në krye të Ministrisë së Brendshme duke u përqendruar tek garantimi i një procesi të qetë dhe të sigurt zgjedhor, luftën pa kompromis kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kundër përdorimit të parave të trafikimit të drogës dhe blerjes së votës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here