Kandidati i PD ultimatum Bashës: Po pres të mbash premtimin deri nesër në 12 të natës

0
229

Në prag të hapjes së fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike në qytetin e Beratit, kandidati për deputet Lefter Maliqi i dërgon një ultimatum kryedemokratit Lulzim Basha.

Ai thotë se nuk do të jetë i pranishëm nesër, dhe pret që kryedemokrati të mbajë premtimin që i ka dhënë. Maliqi, 4 vjet deputet i PD dhe ish-kryetar i komunës Otllak thotë se votat dhe mbështetjen e ka personale, nëpërmjet një statusi të shpërndarë në profilin e tij në Facebook.

STATUSI I PLOTE
Ndjesë.! Të dashur miq, mbeshtetes, duke ju qënë tepër mirënjohës ju njoftoj se nesër në hapjen e fushatës në Berat ku z.Basha i Republikës së re bën prezantimin e kandidatëve nuk do të jem i pranishëm për arsye personale. Nesër deri në orë 12 të Natës pres takim me z.Basha për premtimin e pambajtur të tij. Në ditët në vazhdim do ju sqaroj në takime të ngushta me ju.! Detyrimi im për ju është i pashlyshëm, mirënjohja ështē shumë e thellë dhe e madhe, votat i kam personale mbi 10.000 pasi marreveshjen e kemi bere ju voten une premtimet dhe mbeshtetjen në cdo fatkeqësi e nevojë që dihet nga të gjithë, miliarda leke investime ne infrastrukture, arsim, shendetesi, kulture, ndihma familjeve në nevojë ne gjithe qarkun jane të prekshme nga ju etj etj per shkak të te imazhit,origjines nga Kucova, vendlindjes ne Lapardha, si drejtues policie ne gjithe qarkun ne Berat, Skrapar e Kucovë, ish kryetar i komunës me te madhe Otllak-Berat me fitore te thelle, ish deputet dhe këto 4 vjet sakrifica te jashtezakonshme pranë jush. Do të jem gjithmonë pranë jush pa dallim politik,zoti qoftë me ne. I juali Lefter Maliqi.!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here