Listat e PD/ Ish-kryeministri Berisha flet për herë të parë. Ja kush e bëri përzgjedhjen…

0
251

Ka vetëm disa orë që janë publikuar listat për kandidatët e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit ku ajo që ra në sy ishte moskandidimi i disa prej zërave kryesorë të PD-së si; Patozi, topalli, Bregu, Bode dhe Selami.

Shumë diskutime dhe polemika kanë ardhur pas publikimit të saj.

Për herë të parë ka komentuar zgjedhjen e kandidatëve ish-kryeministri Berisha.

Ai është distancuar nga listat e kandidatëve për deputetë të PD-së.
Berisha thotë se listat janë hartuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, pasi janë detyrë e tij.

Një qytetar i ka shkruar i shqetësuar Berishës mbi listën e kandidatëve për deputetë. Pas publikimit të listës së PD, ka patur reagime të shumta për shkak të emrave që janë futur si kandidatë.

Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

“Faleminderit per mesazhin,me kete rast ju siguroj se lista e kandidateve te PD esht ekskluzivisht vetem e kryetarit dhe jo e ishktyetarit i cili pa asnje keqardhje ka patur zero rol ne listen e re.Por une mendoj se esht e drejte ekskluzive e kryetarit te zgjedhe ekipin e tije,me urimet e mia me te mira per ju,me respekt Sali Berisha”, shkruan Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here