Policia britanike ka identifikuar 2 nga 22 viktimat në shpërthimin kamikaz në Manchester, pas koncertit të Ariana Grande. 2 viktimat janë një vajzë 8 vjeçare e quajtur Saffie Rose Roussosi si dhe 18-vjeçare Georgina Bethany Callander cilën miqtë e quanin Gina.
8-vjeçarja ishte nxënëse në shkollën Fillore Tarleton, në Lancashire, ndërsa mësuesi i saj Chris Upton, tha se ajo ishte një vajzë e bukur dhe e dashur me të gjithë.
Ajo studionte në Runshaë College në Leyland, Lancashire. 18-vjecarja kishte shprehur edhe gëzimin e saj për koncertin e shumëpritur të këngëtares Ariana Grande edhe në profilin e saj në Twitter, ku kishte shkruar se është e lumtur se çfarë do të shohë nesër.
Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin kamikaz që i mori jetën 22 personave dhe la 59 të plagosur në Manchester Arena një natë më parë.