Stili i ri i rritjes së fëmijëve

0
167

“Qindra përdorues të internetit po më ndihmojnë në rritjen e vajzës sime të vogël” tha 26 vjeçarja Meng Dongxue për agjencinë kineze të lajmeve, Xinhua.

Pas lindjes së vajzës së saj 5 muaj më parë, kjo nënë e re u bë ndjekëse e 17 llogarive publike në WeChat, që japin këshilla për mirërritjen e fëmijëve.

WeChat është media sociale më popullore në Kinë. Në krahasim me llogaritë private që vizitohen vetëm nga miqtë, kjo llogari është e hapur ndaj të gjithë vizitorëve, duke lejuar abonuesit të lexojnë, si dhe të përdorin falas informacionet në formë tekstesh apo materialesh audiovizuale.

Mengu është një ndër miliona nëna të reja kineze që veprojnë në këtë mënyrë. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit dhe të Planifikimit Familjar, vitin e kaluar me ardhjen në jetë të 18.46 milionë foshnjave, lindshmëria në Kinë arriti kulmin për shekullin e 21-të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here