Skandali seksual/ Shukri Xhelili nuk dorëzohet, këmbëngul në pretendimin për pafajësi

0
150

Në një kohë që është në përfundim të vuajtjes së dënimit, Shukri Xhelili, ish­kryebashkiaku i Dibrës, i shpallur fajtor në lidhje me përfshirjen e tij në një skandal seksual, këmbëngul në pretendimin për pafajësi.

Ish­zyrtari i lartë i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda, sipas të cilit u dënua me 1 vit e 8 muaj burg për akuzën “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”, shkruan “Panorama”.

Në vendimin ndaj tij, Apeli i Krimeve të Rënda ndryshoi kualifikimin e akuzës, e cila në Shkallën e Parë ishte ajo e “korrupsionit pasiv…”.

Burime pranë Gjykatës saktësuan se në rekurs Xhelili kërkon prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe Apelit për Krimet e Rënda dhe deklarimin e tij të pafajshëm. Nga ana tjetër, kundër vendimit të Apelit ka qenë edhe Prokuroria për Krimet e Rënda, e cila po ashtu ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë. Prokuroria kërkon lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë. Burime zyrtare të Gjykatës së Lartë konfirmuan se dosja në fjalë është më 11 maj 2017 në kryesekretarinë e kësaj gjykate. Mësohet se relator i Kolegjit Penal që do të shqyrtojë këtë përballje gjyqësore është gjyqtari Tom Ndreca.

Në ditët në vijim pritet të caktohet edhe seanca e parë e këtij gjykimi.

NDRYSHIMI I AKUZES
Vendimi i Apelit të Krimeve të Rënda, i shpallur në prill të këtij viti, zbuti ndjeshëm masën e dënimit të dhënë më herët ndaj ishkryebashkiakut.

Kolegji Penal që shqyrtoi çështjen vlerësoi se Xhelili nuk duhet të akuzohej për akuzën e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, por për akuzën e “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë. Bazuar në këtë akuzë, Apeli vendosi një dënim përfundimtar me 1 vit e 8 muaj burg. Në vendimin e shpallur pak ditë më parë, Apeli lë të pandryshuar dënimin plotësues për Xhelilin.

Heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një kohë prej pesë vjetësh. Vendimi i Apelit uli me një vit masën e dënimit për Xhelilin të dhënë në Shkallën e Parë, ku ai u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg.

SKANDALI
Ish­kryebashkiaku i Dibrës, Xhelili, u përfshi në një histori skandali seksual në maj të vitit 2016, pas publikimit në media të një videoje përgjimi. Pamjet ishin realizuar nga një 20­vjeçare, e cila pretendonte se kryebashkiaku i kishte kërkuar një raport intim në këmbim të punësimit të saj në një nga institucionet vartëse të Bashkisë Dibër.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Prokurorisë tha se i pandehuri Shukri Xhelili ka kërkuar një përfitim të parregullt të natyrës seksuale në këmbim të punësimit të shtetases Anisa A. I pandehuri Xhelili ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij dhe përmes mbrojtësit pretendoi se videoja e sjellë si provë nga Prokuroria duhet të deklarohej e pavlefshme dhe e papërdorshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here