Vetëvrasja e gruas së gjyqtarit, ja pistat e hetimit

0
246

Depresioni, është një nga pistat kryesore në të cilat po heton policia në lidhje me vdekjen e gruas se gjyqtarit të njohur të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj.

Enkelejda Hallunaj ka rënë nga ballkoni i banesës së vet në katin e 8 te një pallati në rrugën “Pashko Vasa” rreth orës 13:10 – 13:15 të kësaj të enjte.

Dyshohet e para të grupit hetimor janë në lidhje me një vetëflijim të 37-vjeçares e cila punonte si stomatologe pranë Autoritetit Shtetëror rajonal në Tiranë.

Të dhënat e para flasin për shenja depresioni të shfaqura nga bashkëshortja e Dritan Hallunaj gjatë kohëve të fundit , e cila mund ta ketë çuar drejt vetëflijimit duke u hedhur nga pallati, raporton Vizion Plus.

Megjithatë policia po punon edhe në pista të tjera, si të qenit një rrëzim aksidental deri edhe ne shtyrje drejt vrasjes, dhe për këtë arsye janë marrë në pyetje familjare të viktimës.

Vetëm një ditë më parë, të mërkurën familja Hallunaj kishte pasur rast të festonte pasi Dritan Hallunaj kishte kaluar testin e Vetting-ut duke u rikonfirmuar ne detyre si gjyqtar tek Krimet e Renda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here