Paganini shkodran koncert madhështor me Placido Domingon/ Magjepset Mbretëresha e Spanjës

0
327

I njohur si një ndër “paganinët” e botës, 21 vjeçari shkodran Elvin Hoxha i cili ka pushtuar skenat botërore me talentin e tij të veçantë, kësaj here shkëlqen me performancën e tij edhe në Teatrin Mbretëror të Spanjës

Elvin Hoxha, talenti shqiptar i violinës, i cili cilësohet nga kritika botërore si “Paganini i ri” ka dhënë performancën e radhës të nivelit të lartë në një nga skenat më të njohura botërore. Në Teatrin Mbretëror të Spanjës, 21 vjeçari mbajti një koncert solo nën drejtimin e tenorit dhe muzikantit të madh të kalibrit botëror, Placido Domingo.

Aktiviteti është mbajtur nën kujdesin e Mbretëreshës Sofia, e cila personalisht ka vlerësuar performancën e “Paganinit shqiptar”

Elvini cilësohet si një nga 10 violinistët më të mirë botëror, duke i dhuruar shqiptarëve natyrisht famën dhe emrin e mirë të genit të tij.

Ambasadori shqiptar shkruan në postimet e tij që fatkeqësisht vendi i tij i origjinës, Shqipëria nuk ia ka shpërblyer deri tani, duke e mbajtur larg vëmendjes këtë djalë shkodran për të cilin flet gjithë bota, natyrisht ajo e elitës artistike.

 “Performancë mbresëlënëse e violinistit shqiptar Elvin Hoxha në Teatrin Mbretëror te Madrid-it, nën drejtimin e tenorit Placido Domingo dhe kujdesin e Mbretëreshës Sofia”, shkruan ambasadori Ridi Kurtezi.

Elvini është djali i dy artistëve talentuar: Hajredin Hoxhës dhe Narmina Ganyiev. Të dy janë artistë në Filarmoninë Kombëtare të Ankarasë.

Hajredini-Dini, siç i thërrasin, është një shkodran 24 karatësh që shumë vite më parë u ftua nga kolegët turq që të luante në Ankara dhe ata nuk e lanë më të kthehej.

Aty u dashurua dhe u martua me Narminën, një artiste nga Azerbaxhani dhe kështu u bënë pjesë në grupin internacional të artistëve të elitës kulturore të Turqisë, e cila jep koncerte në të gjithë cepat e globit.

Hajredin Hoxha është pjesë e një familjeje të njohur qytetare dhe intelektuale të Shkodrës, nga ku kanë dalë artistë të njohur të arteve vizuale, por edhe pedagogë shkencash dhe muzikantë.

Dini dhe bashkëshortja e tij, Narmina e kanë ndjekur Elvinin që në vogëli duke e shoqëruar në skenat e të gjithë botës, ku Hoxha i Shkodrës ka lënë nam prej vitesh.

Në të gjitha skenat “Paganini shkodran” ka tronditur publikun kulturor dhe ka marrë kritika pozitive nga media kulturore. Por askush nuk e ka ftuar nga vendi i tij, pikërisht për ta treguar se e kemi tonin këtë artist të jashtëzakonshëm.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here