“Shkollat e Gylen në Tiranë manipulojnë të rinjtë”, ministrja Nikolla përplaset me zyrtarin turk (Video)

1
393

Një ‘përplasje’ ka ndodhur sot mes Ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe zyrtarit turk, koordinator i agjencisë turke TIKA në Tiranë.

Nga auditorët e Universitetit të Tiranës përfaqësues të ambasadës turke u flasin studentëve për organizatën terroriste të Fetullah Gylen. Në prani edhe të ministres së Arsimit, kreu i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim Eyup Yavuz Umutlu, ka sqaruar disa nga elementët e kësaj organizate e cila sipas zyrtarëve turk në Tiranë, Gylen nëpërmjet shkollave të tij në Shqipëri synon të edukojë breza me mendje dhe zemra të manipuluara.

“Ne na bie një barrë e madhe për të sqaruar në çdo detaj elementët e kësaj organizate terroriste. Ka të bëjë me çështjen tonë sepse çështjen tonë direkte sepse arsimi është një ndër fushat që kjo organizatë ka hedhur rrënjë. Arsimi është elementi kryesor në edukimin e njerëzve dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Por gjithashtu edhe organizata ‘Feto’ është e vetëdijshme për këtë. Ne mendojmë se nëpërmjet edukimit do të krijojmë breza me mendje dhe zemër të lirë. Ky është elementi i parë i zhvillimit. Ata kanë për synim të nxjerrin breza me mendje dhe zemra të manipuluara”, deklaroi Eyup Yavuz Umutlu, Koordinator i TIKA në Tiranë.

Ministrja e Arsimit e cilësoi të papranueshëm këtë komunikim në auditore, gjë të cilën ja shprehu edhe personalisht ambasadorit turk në tryezë. Por në një reagim të sajin për këtë incident, Nikolla siguroi prindërit shqiptarë se në vend nuk ka shkolla jashtë kuadrit ligjor dhe standardeve mësimore.

“Impresion i tij për një organizate që nuk ka lidhje me Shqipërinë. Unë reagova me përfaqësuesin e qeveriste turke, me ambasadorin. Unë dua të ndaj me prindërit, që nuk ka shkollë në Shqipëri që nuk ofron sistem arsimor me standardet që shteti shqiptar ka, dhe janë të garantuara nga pikëpamja ligjore dhe pikëpamjet e tjera të funksionalitetit. Mbetet një dëshirë e një individi, jashtë vendit dhe kohës, në një mjedis që nuk kishte lidhje me atë qe shprehu”,- reagoi Nikolla

Këto deklarata u bënë gjatë inaugurimit të sallës së bibliotekës dhe dy sallave të konferencës në fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë ku agjencia qeveritare turke “Tika” kontribuoi në vlerë financiare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Kush hedh akuza duhet te jape argumente. Fakti qe perseritet i njejti refren pa asgje konkrete thjesht tregon qe qellimi nuk eshte te vertetojne dicka, por vetem te hedhin balte. Te besoje kush te besoj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here