Arben Malaj: Nëse kriza politike vazhdon do ketë pasoja në ekonomi

0
263

Rektori i Universitetit ‘Luarasi’ ka komentuar situatën politike aktuale si dhe ndikimin që ka kriza politike në ekonomi. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Arben Malaj tha se ekziston një lidhje e fortë mes politikës dhe ekonomisë, ndërsa kriza afatshkurtër është e menaxhueshme, por nëse ajo vazhdon pasojat do jenë prezente.

 

“Do ketë pasoja në ekonomi nëse nuk zgjidhet kriza aktuale politike. Për krizën afatshkurtër, situata është e menaxhueshme. Kriza politike krijon psikozën se ‘ky vend nuk bëhet’. Nuk mund të konkurrojmë thjesht me krahun e punës, por duhet të bëhemi konkurrues. Dhe të bëhesh konkurrues janë njerëzit e kualifikuar”- tha Malaj.

Ndër të tjera Arben Malaj tha se në situata krize politike, politikanë ndihen më të përkëdhelur. Ai tha se kriza politike ndikon edhe tek qytetarët e thjeshtë.

“Ne duhet të shpresojmë që te gjendet një zgjidhje. Në situata krize politikanët ndihen më të përkëdhelur se kur situata është normale. Ekziston një lidhje fortë mes ekonomisë dhe politikes. Unë besoj se kriza në kohë moderne nuk mund të jetë një sukses. Nëse kriza vazhdon sistemi financiar bëhet më shumë i tkurrur. Probleme ka edhe tek bizneset e reja. Ka ndikime indirekte për qytetarët edhe në shërbime, pra në shëndetësi, arsim etj.”- tha Malaj.

Malaj u shpreh se votuesit nuk kanë besim tek politika, ndërsa politikat populiste shkatërrojnë ekonominë.

“Votuesit nuk kanë besim tek politika, pasi elita nuk është në shërbim të ndaljes së varfërisë. Politikat populiste shkatërrojnë ekonominë dhe kriza bëhet më e thellë. Me rëndësi është që studiuesit dhe politikëbërësit të bashkëpunojnë. Arritja e një marrëveshje, nuk ka të bëjë kush humbet dhe kusht fiton, pasi marrëveshja ndihmon Shqipërinë të dalë nga kriza. Marrëdhëniet e qeverisë me bizneset janë përmes asosacioneve, por ne këtë kulturë nuk e kemi. Pra qeveria jep drafte dhe merr propozime, ndërsa nga ana tjetër biznesi përdoret pak për ekspertiza të thelluara”- tha Arben Malaj.

Sa i përket pyetjes nëse do ketë një zgjidhje për ngërçin politik, Arben Malaj u shpreh optimist duke thënë se duhet të shfrytëzohet në maksimum koha e mbetur.

“Besoj se pavarësisht nga koha aktuale, por edhe nga partnerët strategjikë besoj se do ketë një zgjidhje. Koha e mbetur duhet të shfrytëzohet në maksimum. Sa më shumë kontakte aq më shumë zgjidhje ka. Politika është akt i kompromisit dhe duhet ti parandalojë krizat politike dhe jo ti ushqejë”- tha Malaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here