Të rinjtë para protestuesve, kërkojnë largimin e Ramës

0
217

Nga çadra e opozitës po flasin të rinj të cilët kërkojnë largimin e Ramës nga qeveria. Ata tregojnë historinë e tyre personale dhe janë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Pedagogoe e Psikologjisë:

“Isha shumë e vogël ku prindërit e mi dilnin për të larguar diktaturën nga ky vend dhe do sot jam këtu si pedagoge, si psikologe që mban ende në memorien e saj 27 vite më parë, ku presekutuan gjyshin tim.

Ku është ajo kartë e studentit? Kam parë kolegët e mi, të gjithë që duan të largohenn nga ky vend, as ndihmë ekonomike nuk ka. Asnjë strehëz për gratë e dhunuara, kjo është Republika e Vjetër, e cila sot shitet si një fitimitarë e madhe, por sot populli është më i frustuar se kurrë, këtë ndryshim e bën vetëm Republika e Re. Është një qeveri që sundon me arrogancë, që ka ndarë veriun me jugun por ne këtu jemi një, për të sjellë Republikën e Re. Unë do të thoja një gjë. Jemi të gjithë të bashkuar deri në fund, nuk ka ,zgjedhje pa zgjidhje. Ju uroj fitore”, u shpreh pedagogia.

Megi Ndregjoni

“Unë jam Megi Ndregjoni, studente në Fakultetin e Drejtësisë, kam qendruar në cadrën e lirisë që të mos kthehet më kurrë. Kjo farsë që politika ka ndërmarrë po shtyp studentët. Qeveria ka zgjedhur një rrugë tjetër të mundësojë emigrimin e tyre jashtë vendit tonë. Reforma në arsim ka bërë që ata tu drejtohen universiteteve private. Prandaj ne jemi në këtë tubim dhe në çadrën tonë. Dua ta mbyll fjalën time me disa fjalë të Gjergj Fishtës.”, u shpreh Ndregjoni.

STUDENT:

“Na kanë vënë çmim, secili prej nesh kushton 20 mijë euro. Po e blejnë votën jo me lekët e tyre, por me lekët që na vjedhin ne, me mundin tonë. Mos e shisni votën se kena humb të drejtën me kërku llogari. Unë kam besuar gjithmonë se e nesërmja do jetë gjithmonë e jona. Por përse e nesërmja, e sotmja. Rikuperimi nuk ka me ardh prej Europës, por vetëm prej nesh. Kena harru që i kena se po na trajtojnë keq. Jena shqiptarë, i kena tregu ne historisë si ngrihet një popull i shtypur. Çohuni dhe jepuni të vegjëlve shansi me jetu në vendin tonë. Na pret një Republikë e Re që për herë të parë ka me qenë e gjithë shqiptarëve. Për ne, këtu, tani.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here