Basha: Zyrtarët europianë në Tiranë të korruptuar

0
271

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka marrë fjalën në ‘çadrën e lirisë’, ku ishin mbledhur sot qytetarët shkodranë.

Basha tha se në funksion të këtij projekti, u sollën kriminelët në institucione, deputetë në listat e çdo qarku, e sidomos të veriut, kryetarë bashkish, kryetarë institucionesh, që Rama i solli në PS për t’i përdorur në projektin e tij të përdorimin e shtetit jo për të mirën e shtetit, as për avancimin e të ardhmes së Shqipërisë, por vetëm për pasurimin e çetës së tij bandite në pushtet, kjo është arsyeja pse Edi Rama e ka jetike, kapjen e zgjedhjeve të ardhshme, diktimin e parlamentit të ardhshëm nga krimi e droga dhe jo nga vota e lirë. Kjo është arsyeja pse Edi Rama e ka jetike që reforma në drejtësi të mos bëhet sipas konsensusit të 22 korrikut dhe formulës amerikane, por sipas formulës Rama-Xhafa-Shullazi.

“Miliarda euro, një grusht njerëzish u pasuruan, e kthyen Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës. Shqiptarët u varfëruan, vendet e punës u shkatërruan, shëndetësia ra në kolaps, fuqia blerëse e shqiptarit në nivele afrikane, studentët të lënë jashtë universitete prej tarifave të larta, pensionistët me sytë përtokë…”, u shpreh Basha.

Sipas tij, “kjo është vepra e Rilindjes dhe e krimit të rilindur në nivele të larta shtetërore. Në planin e Edi Ramës, që është vetëm për pasurimin e tij, të çetës së tij, çirakëve të tij në media, të lobistëve të tij, gjithçka është në projektin e vjedhjes së votave”.

“Të gjithë elementët e komplotit ishin përgatitur për këtë skenar: droga, krimi, korrupsioni, realiteti i përditshëm shqiptar ishte fshirë nga mediat e kapura nga qeveria, ishte fshirë nga raportet e zyrtarëve të korruptuar europianë në Tiranë, që nuk raportonin edhe kur kriminelët plagosnin qytetarët në rajonet e policisë…

Sepse kanë mohuar krimin, drogën,dhe janë bërë njësh me Edi Ramën, për xhepat e tyre të korruptuar.

Por nuk ia dolën dot.

Të vetmit që ia dolën t’u tregonin miqve tanë në Berlin, Uashington dhe anembanë botës perëndimore të vërtetën ishit ju, ishte ky bashkim i madh.

Sot Europa mbarë e njeh problemin e madh të drogës, krimit, korrupsionin qeveritar. Aleatët tanë e kanë pranuar se Rama e zhyti Shqipërinë në një gjendje dështimi dhe falimentimi.

Sot të gjithë e dinë se shumica dërrmuese e qytetarëve të ndershëm shqiptarë janë në këmbë dhe do të qëndrojnë derisa atë sigurojnë ë zgjedhje të lira dhe të ndershme që do të sigurojë zgjedhjet teknike”, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here