Përmbyset zejtori me 3 fëmijë, humb jetën 10 vjeçari

0
222

Një fëmijë ka humbur jetën në Lezhë. Sipas policisë rreth orës 13:10, është marrë njoftim se në Grykë Zezë , në vendin e quajtur Ish Frutoria, një mjet Zetor kishte rënë në kanal dhe për pasojë kishte humbur jetën fëmija N.N. 10 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku nga veprimet hetimore paraprake ka rezultuar se 3 fëmijë (kushërinj me njëri tjetrin) konkretisht A.Ll. 11 vjeç, N.N. 10 vjeç dhe L.Ll. 11 vjeç kanë marrë duke drejtuar mjetin bujqësor Zetor në pronësi të gjyshit të tyre që ishte pranë banesës i fikur.

 

 

Pasi kanë ndezur Zetorin , i cili drejtohej nga shtetasi A.Ll. , kanë përshkuar rreth 700-800 m rrugë kanë dalë nga rruga duke rënë në një kanal me ujë ku si pasojë ka humbur jetën shtetasi N.N. 10 vjeç. Grupi hetimor në vendngjarje , në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here