Vasili: Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë çtensionon situatën

0
147

Për kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shtyrja e datës së zgjedhjeve në Kavajë është në funksion të çtensionimit të situatës. Duke reaguar pas konferencës për shtyp të Kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi kandidatit socialist tërheqjen nga zgjedhjet, Valisi u shpreh se kjo do të bëjë të mundur krijimin e qetësisë publike.

Më tej, kreu i LSI tha se dialogu duhet të vazhdojë dhe duhet t’i krijohen hapësira dhe qetësia e duhur.

Sipas tij, maturia është në funksion të zgjidhjes politike të qëndrueshme, ndërsa u shpreh se zgjedhjet me standarde mbeten sfidë madhore pa kthim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here