Shefi i ‘WikiLeaks’ i kthen përgjigje Clinton-it: Zgjedhjet i humbe vetë, kasape e Libisë…

0
316

Shefi i WikiLeaks, Julian Assange, i është përgjigjur ish-kandidates demokrate për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, duke e cilësuar si ‘kasapen e Libisë’.

Përgjigja e tij erdhi menjëherë pas intervistës së Clinton në mediat amerikane, ku ajo e emërtoi ‘WikiLeaks’ si ‘WikiLeaks Rus’.

Ajo u shpreh se ishte shumë pranë fitores, por shefi i FBI-së, James Comey dhe WikiLeaks, kishin ndikuar në humbjen e zgjedhjeve në SHBA.

3

Por Assange i quajti krejt të papabaza sulmet e Clinton duke thënë se ajo është thjeshë një gënjeshtare dhe ‘kasape e Libisë’ lidhur me sulmin në ambasadën amerikane në këtë vend. Që prej vitit 2012, Assange qëndron në ambasadën e Ekuadorit në Britaninë e Madhe.

Ai bën përgjegjëse Clinton për ngjarjen e ndodhur në ambasadën amerikanë në Benghazi të Libisë ku mbetën të vdekur katër amerikanë, ndër të cilët edhe ambasadori J. Christopher Stevens.

Asokohë Clinton ishte Sekretare Shteti dhe pas sulmit mori përgjegjësinë për atë që ndodhi, por sipas Sipas Assange faji i vetëm për sulmin tragjik ishte i ish-kandidates demokrate për presidente.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here