Rama presion Bashës: Takohemi sot në të kundërt…

0
218

Kryeministri Edi Rama është treguar i vendosur për të zhvilluar që sot bisedimet me opozitën. Burime pranë kryeministrit pohojnë për “BalkanWeb” se “kreu i qeverisë është kundër çdo zvarritje të bisedimeve me opozitën nëse ato nuk ndodhin ditën e sotme”. Më herët kryeministri Rama tha se ai është gati të takohet me Presidentin Nishani dhe Lulzim Bashën sonte dhe të bisedojnë për zgjidhjen e krizës.

Sipas tij, përpjekja për t’i shtyrë takimet për më vonë është përpjekje për të shkatërruar procesin. Rama ishte më herët në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Elbasan.

“Nëse ka sot një zgjedhje të qartë për Shqipërinë që duam, ajo është PS, fuqi mbi Tokë që e garanton drejtësinë për çdo shqiptar, kjo quhet Partia Socialiste e Shqipërisë. Edhe vetë demokratët që mbase nuk na votojnë kurrë, nuk thonë dot jo, se nëse ka një forcë që bën shtet, kjo quhet PS.

Mos lini asnjë demokrat, asnjë komshi, kushëri, qytetar që të rrijë me kokën varur, mos lini pa i thënë fjalën e mirë, pa i thënë se ne nuk duam të bëjmë një shtet për vete, siç bëri Saliu, por ne duam të bëjmë shtetin shqiptar që trajton me dinjitet njerëzit, e që rri me dinjitet në tryezën e familjes evropiane. Ne na pëlqen ngjyra jonë, por Shqipëria nuk është ngjyra ngjyra, por kuqezi, pastaj vijnë ngjyrat e tjera,” tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here