PAPARACI/ Rama sheh në detaje çadrën e PD. Pse e përdor Tahiri makinën e blinduar?

0
220

Ka qenë pikërisht dita kur dy diplomatët gjermanë po provonin të ulnin palët politike në një tryezë dhe t’i bindnin për të gjetur një zgjidhje. Siç e dini, lëvizjet e krerëve më të rëndësishëm të politikës kanë qenë të shumta.

Ndërkohë, Kryeministri Rama ka vendosur që disa nga këto lëvizje t’i bëjë në këmbë. Ai ka shkuar nga ndërtesa e Kryeministrisë te “Rogneri” në shoqërinë e deputetëve socialistë, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla.P5

Ata nuk i kanë dalë nga para çadrës së ngritur para Kryeministrisë, por nga pas. Kanë qenë në një distancë të vogël prej saj, kështu që Kryeministri Rama ka shfrytëzuar rastin për të parë ndonjë detaj më shumë nga çadra, të cilën e ka poshtë zyrës së tij më shumë se dy muaj e ngritur.

Siç dihet, negociatat dështuan, kështu që palët vijojnë me axhenda të veçuara. Opozita vijon rezistencën e saj në çadër, ndërkohë që maxhoranca dje zgjodhi Presidentin, zotin Ilir Meta, vetëm me votat e tyre.

Ledi Shamku vesh fund… më në fund!!!

Deputetja e Partisë Socialiste, shkodrania Ledi Shamku, njihet për natyrën e saj supersportive, madje me një stil disi mashkullor. Ajo është parë vazhdimisht e veshur me pantallona dhe pa aksesorë që zakonishte përdorin zonjat.P2Por këtë të enjte diçka kishte ndryshuar. Ledi jo vetëm që kishte veshur fustan, por e kishte edhe goxha të shkurtër. Me këtë rast pamë që zonja e nderuar paska edhe këmbë shumë të bukura. Ndërkohë ajo nuk ndahet nga duhani, të cilën duket që e pi shumë.

Esi e PS-së bën një selfie artistike me gazetarët

Deputetja e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau, është një nga fytyrat më paqësore që ka ai Parlament. Gjithnjë e qeshur dhe me një zë të qetë, ajo arrin të bëjë për vete këdo, madje edhe gazetarët.P1Siç e shikoni, ajo po përpiqet shumë që të bëjë një selfie me ta, duke u munduar të gjejë pozicionin e duhur për t’i përfshirë të gjithë në foto, madje edhe Fatjonin simpatik të “Panoramës”!

Saimir Tahiri vijon të mbajë makinën e blinduar që kishte kur ishte ministër

Gjatë punës së tij si ministër i Brendshëm, zoti Saimir Tahiri bëri një ndryshim të makinës së tij, duke marrë një fuoristradë të blinduar. Zëra jozyrtarë thonin se ai mund të kishte probleme për shkak të detyrës, kështu që ishin shtuar masat mbrojtëse, madje edhe truprojat.P6Tani që nuk është më ministër, ne vëmë re se zoti Tahiri vijon të mbajë makinën e blinduar, madje ka edhe shoqërues, ndërkohë që duhet thënë se ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka një makinë normale dhe truproja si çdo ministër tjetër. Siç e dimë, Tahiri në këto momente është kryetar i Partisë Socialiste për Tiranën dhe tani që nuk ka më asnjë funksion, madje as mandat deputeti, ai është i angazhuar aktualisht me fushatën në Tiranë. Në rrjete sociale shohim që ai merret kryesisht me të rinjtë socialistë dhe me ata që do të votojnë për herë të parë.

Manjani’s style

Tani që nuk është më ministër, Ylli Manjani ka mundësi të vishet si të dojë. Larg kostumeve dhe kollareve aspak praktike, Manjani preferon të pijë kafenë në “Rogner” dhe të vishet me ngjyra të ndezura, vendos një çantë në shpinë dhe një kapele të lezetshme në kokë. Kështu, Manjani ka krijuar stilin e tij shumë origjinal!P3P7

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here