Deputeti i PS-së dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë, Piro Lutaj është jashtë listave të kandidatëve për PS-në në zgjedhjet e 18 qershorit.
Këtë fakt e ka pranuar vetë Lutaj, i cili përmes një postimi në “Facebook” u uron fat kolegëve të tjerë.
“Te dashur miq, shoke e bashkepuntor! Ju informoj se une nuk do te jem i perfshire ne listat e deputeteve qe do te kandidojne ne zgjedhjet parlamentare te 18 Qershorit.
Ju uroje suksese, fitore dhe mbaresi te gjithe kolegeve qe do te kandidojne dhe vazhdojne perpjekjet per ta bere Shqiperine me te mire!!
Miqesisht Piro Lutaj”, shkruan ai.