Zaev nxjerr zbuluar Ramën: Mini-Shengen për të shpëtuar nga monitorimi i BE, ide vetëm e jona!

0
119

Në një intervistë ekskluzive me DW, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka mbrojtur projektin e debatuar të Mini-Shengenit mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut, por ndryshe nga çfarë ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai ka treguar se kjo nismë nuk është brenda procesit të integrimit në BE dhe e nxitur prej saj, por një ide autentike e tre vendeve; Serbi, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut.

“Ky është një process autentik i vendit tonë, Shqipërisë dhe Serbisë, ne u bëjmë shpejt thirrje vendeve të tjera në rajon të na bashkohen. Iniciativa për bashkëpunim më të thellë rajonal nuk është pronë ekskluzive e askërkujt apo një klub i mbyllur. Ne e kemi thënë nga fillimi, që ajo është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse shikoni më nga afër deklaratat e mia për këtë iniciativë, do të vëreni, se gjithmonë insistoj në atë që të përshpejtojmë bashkëpunimin. Po, gati të gjitha projektet janë të përfshira në CEFTA dhe Procesin e Berlinit, por ka një dallim të rëndësishëm. Tek CEFTA dhe Procesi i Berlinit, bashkëpunimi ynë është gjithmonë i mbështetur e monitoruar nga një vend anëtar i BE. Në këtë rast, kjo është iniciatovë e jona, autentike dhe imediate për t’i përshpejtuar këto procese”, ka deklaruar mes të tjerave Zaev.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here