Meta e vendosi të parën në listë për Tiranën, Gjosha: Është pak të falenderoj me fjalë

0
152

Kreu i LSI ende në detyrë, Ilir Meta në një dalje publike nga selia e forcës që drejton bëri të ditur emrat e kandidatëve për deputetë në Tiranë që do të garojnë për zgjedhjet e 18 qershorit. Në krye të listës së kandidatëve të zgjedhur nga Meta ishte Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.

 

 

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Gjosha falenderoi kryetarin e LSI-së, tashmë President, Ilir Metën për besimin që ai i ka dhënë.

“Eshte shume pak te falenderoj sot permes fjaleve Ilir Meten per besimin qe me ka dhene mua personalisht dhe gjithe te rinjve. Ky besim do te thote pergjegjesi, respekt dhe mirenjohje pafund! LSI ka qene dhe do te mbetet nje shans per cdo te ri, cdo te re, cdo nene, cdo grua dhe cdo familje shqiptare. LSI vijon te rritet cdo sekonde fale punes plot perkushtim te gjithe perfaqesuesve tane, per nje Shqiperi me te mire, me stabilitet dhe me standarte europiane!,” shkruan Gjosha në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here