Zgjedhja e Presidentit, ja çfarë po ndodh këto orë në poltikën shqiptare

0
203

Kuvendi do të mblidhet të enjten për të zhvilluar raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Në ndryshim nga tre raundet e mëparshëm, të konsumuar pa kandidat, në raundin e sotëm do të votohet kandidatura e Ilir Metës, e propozuar nga koalicioni i majtë qeverisës.

Lajmi u bë i ditur të enjten në mbrëmje nga kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi se kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është kandidati i shumicës për postin e Presidentit të Republikës.

Më herët, parlamenti ezauroi pa kandidat dhe raundin e tretë të votimit, ku në përfundim të séancës kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, kërkoi që Presidenti të zgjidhej në dy raundet e mbetura ose në të kundërt të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, siç e parashikon Kushtetuta.

Pas kësaj, u mblodh kryesia e LSI-së, e cila propozoi kandidaturën e Ilir Metës për President, e cila u mbështet në mënyrë unanime nga kryesia e Partise Socialiste.

Ndërkohë opozita prej më shumë se dy muaj nuk merr pjesë në parlament, duke mos u tërhequr nga kërkesa e saj për qeveri teknike, si garancia për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here