Kë takoi dje Basha? Ndjeva turp të madh

1
451

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli ditën e sotme nga çadra e opozitës, në ditën e 70 të saj perpara qytetareve te Vlores

Në fillim të fjalës së tij, Basha tha se ditën e djeshme ka takuar Presidentin e Konfindustrias italiane, por u shpreh ai me erdhi turp kur mora vesh se isha politikani i vetem kryesor shqiptar qe ksiha takim me te.

“Koha kur në Shqipëri tolerohej diktatura kundër shumicës ka shkuar për të mos u kthyer kurrë më. Dje pata nderin të pres presidentin e Confi Industrias, Paulo Agnieli. E prita me turpin më të madh kur më tha se unë isha i vetmi që po e takoja. Një njeri që përfaqëson 28 mijë investitore që ka transferuar në Shqipëri kapital, vende pune dhe investitorë. Dhe Edi Rama nuk gjente kohë të takohej me të. Nuk gjente kohë Edi Rama për dy arsye, arsyeja e parë ka të bëjë se kjo çështje nuk lidhet me xhepin e tij, nuk lidhet me interesat e tij, kjo çështje jetike ekonomike, nuk i hyn fare defter Edi Ramës, sepse Edi Rama dhe pazari i peshkut që është qelbur ekziston vetëm në bazë të interesave të tyre. Arsyeja e dytë është sepse në subkosiencën e tij, Edi Rama e di që është kryeminsitri në largim, ka nisur të sillet si opozitë e papërgjegjshme”, tha ndër të tjera Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Prandaj e talove ti, sepse mendove per xhepin tend? Luli, po te iken nga dora situata, megjithese ne e dime prej kohesh por na vjen mire qe po e kupton edhe vete: Kjo trgohet edhe me kete shkrim qe eshte bere. Nuk perjashton askush nga e drejta qe jep kushtetuta, por ti po e perjashton vete veten dhe na vjen keq qe po te shoqerojne edhe disa nga figurat e spikatura si demokrate ne ate parti, po keshtu edhe disa zoterinj qe ne kemi repsket, siç eshte Dash Shehi, i cili duhet te areyetoje me me qetesi renditjen neper çadra rrugeve. Keq per ate parti qe fillimisht e perqafuam mbi 70 % e shqiptareve, por ja ku eshte katandisur, pse sepse mendoi per nje familje dhe rrethin e saj. Ka kohe ende per tu ndrequr, bile me mire me themi ka ore per tu rikthyer ne krahun e djathte , ate te vertetin. Tung Sorkadhja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here