Pas Metës e Bashës, Nishani takim kokë më kokë me Berishën

0
186

itë e ethshme takimesh për kreun e PD-së, Lulzim Basha i cili sot nuk ka folur si zakonisht në çadrën e lirisë. Rreth orës 12:00 ai ka zhvilluar një takim për 30 minuta me Presidentin e vendit, Bujar Nishani dhe fill pasi u nda me të, raportohet të ketë shkuar në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha, siç bën me dije për BalkanWeb gazetarja Elda Menga.

 

 

Edhe pse nuk dihet se çfarë diskutuar me Nishanin, po ashtu as arsyet e vizitës në zyrën e Berishës, kujtojmë që takimi vjen pak orë para nisjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe një ditë pasi Nishani takoi kryeparlamentarin Ilir Meta.

Nuk dihet nëse kreu i shtetit ka marrë rolin e negociatorit të krizës politike, por vizitat në zyrën e tij po bëhen të shpeshta, gjë që na bën të mendojmë se mund të jetë edhe kështu. Kujtojmë se takimi i sotëm me Nishanin, është i pari për Bashën, qysh se vendi ka hyrë në këtë krizë politike, e cila rrezikon ta mbajë jashtë procesit të zgjedhjeve opozitën, që thotë se vetëm një qeveri teknike do arrinte të zhvillonte zgjedhje të lira e të ndershe në vend.
FOTO NGA PRESIDENCA
Kujtojmë se pak më herët kryedemokrati Lulzim Basha përfundoi një takim me krerët e bashkive dhe krerët e Partisë Demokratike në rrethe ku është diskutuar për përshkallëzimin e protestës se opozitës dhe organizimi për protestën e 6-7 majit që përkon me zgjedhjet e pjesshme në Kavajë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here