‘Dilni se po vjen Edi Rama’, shkarkohet mësuesja e Kavajës

0
343

Mësuesja e gjimnazit ‘Aleksandër Moisu në Kavajë, Elona Bizhdili, është shkarkuar nga detyra e saj sot me urdhër të ministres së Arsimit Lindita Nikolli, pasi është filmuar nga nxënësit e saj kur i ka njoftuar në orën e mësimit të marrin pjesë në takimin me kryeministrin në Kavajë.

Lajmin e ka bërë ditur vetë Kryeministri Edi Rama në Kuvend, duke e e përdorur rastin e mësueses si shembull se është i vendosur për të bërë shtet dhe nuk do të lejojë që politika të ndërhyjë në shkolla

“Sapo më ka informuar ministrja e Arsimit, – tha Rama, –  se është publikuar një video ku mësuesja thotë se do të shkonim në një takim në Kavajë; mësuesja e ka shkarkuar menjëherë atë mësuese dhe unë e them edhe njëherë sot: Çdo mësues e mësues ka të drejtën të angazhohet me cilindëo forcë politike, të flasë me këdo, por është në shkelje flagrante, e etikës së shkollës që ne duam Ne kemi pasur plot video, plot fotografi të ardhura nga njerëz për mësues dhe nxënës në çadër dhe nuk ka dëshmi të vetme që t’i ketë hyrë një gjemb në këmbë . pse? Sepse për ne është e qartë dhe shumë e thjeshtë se shkollat janë shkolla dhe në atë hapësirë është shteti garanti i të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve se ata janë të lrië të ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda shkollës pa qënë as të ëkrcënuar as të sugjeruar të marrin pjesë në aktivitete politike ahtu sikur jashtë mureve janë të lirë të bëjnë atë që duan. Nëse më tregon mësues që bëjnë politikë në klasë, do të dalin nga sistemi, nëse angazhohen jashtë mureve të shkollës, unë vetë do t’i mbështetës nëse janë mbështetësin tanë. Nga ana tjetër, taks force e ministrisë së Arsimit për të monitoruar çdo lloj ngjarje të natyrës politike apo veprimtarie politike brenda mureve të shkollës do të ndëshkohet. Ndryshe, tjetër themi e tjetër bëjmë.”

http://www.dailymotion.com/video/x5jwajk_mesuesja-e-kavajes_news

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here