Figura e Jezusit shfaqet në qiell pas vdekjes së 17 personave, njerëzit falen t’i ndihmojë (VIDEO)

0
451

Një fotograf ka arritur të fotografojë një lloj drite të çuditshme të shfaqur në qiell, ku mendohet se figura e Jezusit ka dalë mbi territorin kolumbian.

Drita është shfaqur në qytetin Manizales në pjesën veriore të qytetit Caldas, ku vdiqën 17 persona për shkak të rrëshqitjes së tokës si pasojë e shirave të rrëmbyer që ranë javën e kaluar.

Fenomeni i rrallë u regjistrua në malin e quajtur Sancancio ndërsa figura dukej sikur u ofronte ngushëllim banorëve që humbën shtëpitë dhe të dashurit e tyre në katastrofën natyrore.

Një grua e quajtur Marya de Iesus regjistroi atë që u cilësua si një eksperiencë fetare dhe e shpërndau në rrjetet sociale, ku shumë persona e quajtën si një shenjë të Jezusit të Nazaretit.

Ajo shkruajti sipër videos: “Jezu Krishti vizitoi qytetin tonë kolumbian”. Një tjetër person dëgjohet duke thënë: “Zoti na bekoftë”.

https://www.facebook.com/rosalba.puentes/videos/10154603953533063/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here