Basha publikon një VIDEO-MESAZH pas takimit me negociatorët e BE-së (VIDEO)

0
178

Për rreth 90 minuta, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka biseduar në selinë blu me dy zyrtarët europianë, David McAllister dhe Knut Fleckenstein, që kanë ardhur në Tiranë me mision për të negociuar zgjidhjen e krizës politike.

 

 

Edhe pse nuk u dhanë detaje rreth bisedimeve dhe propozimeve konkrete të negociatorëve për zgjidhjen e krizës, ajo çka u pa në përfundim të takimit, ishin fytyrat e qeshura të pjesëmarrësve në takim.

E megjithatë ende nuk mund të thuhet nëse është arritur apo jo kompromis mes zyrtarëve europianë dhe kryedemokratit Basha, prej nga ku do të varet edhe fati i tryezës së dialogut PS-PD-LSI.

Në përfundim të takimit nuk pati deklarata, dhe as qëndrime zyrtare, por kreu i PD me sa duket e ka dhënë përgjigjen e tij.

Fill pas takimit me negociatorët, Basha ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një videomesazh, ku ndalet tek momentet më pikante të protestës së djeshme të opozitës, kur për plot 1 orë u bllokuan disa nga akset kryesore të vendit.

Në këtë video, theksi vihet tek kërkesa e protestës për zgjedhje të lira e të ndershme, por ajo çka bie në sy, është fakti se nuk përmendet konkretisht kërkesa tjetër kaq shumë e theksuar nga PD, ajo që qeveri teknike.

“Mijëra qytetarë protestuan paqësisht në 5 akset kryesore të Shqipërisë, Rreth rrotullimi te Shqiponja, Tiranë; kryqëzimi i Teknologjikes, Tiranë; aksi kombëtar, Lushnjë; aksi kombëtar, Milot; aksi kombëtar, Elbasan; për të mbyllur rrugët e krimit dhe drogës.

Të bashkuar për zgjidhje të lira e të ndershme. Kurajë dhe qytetari e jashtëzakonshme për një republikë të re”, thuhet në videomesazhin e përcjellë nga kryedemokrati Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here