Ja si ta largoni stresin në punë

0
252

Byrek dhe salcë. Verë dhe sport.  Punë dhe stres.

Të mësipërmet janë fjalë të cilat duken sikur shkojnë sëbashku; por nëse zyra të shkakton ankth, është koha për ta trajtuar veten ndryshe.

Pavarësisht se puna të ka bërë mjeshtër në profesion, je duke kaluar një periudhë ku ndjehesh nën presion në punë, të nevojitet një shtysë për të dalë nga kjo gjendje. Është moment që tia nisësh dhe 2018 që ka veç tre muaj që ka nisur, mund të jetë një fillim i freskët për ty që të fokusohesh në reduktimin e stresit që vjen nga puna.

Si mund të realizosh njëkohësisht; objektivat në punë pa marrë stresin me vete në shtëpi? Kemi bërë bashkë pesë truke për të të ndihmuar që të reduktosh tendosjen – dhe asnjë prej tyre nuk kërkon shumë kohë, para ose energji që të arrihen!

Lëre mënjanë perfeksionin

Duke i vënë vetes një qëllim të pamundur, si të torturohesh për perfeksionin, do të bëjë të ndjehesh e dështuar. Është e drejtë (dhe tërësisht normale) që gjërat të mos shkojnë mirë ndonjëherë; të japësh më të mirën dhe të mësosh nga gabimet është një qasje shumë më e shëndetshme kur bëhet fjalë për punën. Shumë drejtues e dinë mjaft mirë që perfeksioni nuk ekziston dhe shumë prej liderave më të famshëm botëror dakordohen që gabimet janë në fakt thelbësore në rrugën drejt zhvillimit.

Vendos kufijtë

Ki disa kufijë të qartë mes shtëpisë dhe punës; kjo mund të jetë fare e thjeshtë me një veprim të vogël: mjafton të mos përgjigjesh në telefon për punën jashtë orarit të punës. Nëse ke tendencë që tu përgjigjesh e-maileve në të gjitha orët e ditës, kjo krijon një pritshmëri që do ti përgjigjesh menjeherë kërkesave të punës në çdo kohë – kështu që lëri punët e zyrës në zyrë.

Nëse mendja jote rri në mënyrë të vazhdueshme tek puna, përpiqu ti japësh vetes pesë minuta kohë për punën çdo mbrëmje, jo më shumë. Kur mbërrin në shtëpi, shpenzo pesë minuta kohë duke menduar për ditën e kaluar gjatë punës duke shënuar në një letër çdo mendim. Pasi pesë minutat janë shpenzuar, përpiqu që energjitë ti fokusosh tek vetja ose familja pjesën e mbetur të kohës.

Vendos prioritete

Janë veç 24 orë në ditë. Sa orë në ditë shpenzon duke bërë gjëra që të bëjnë të lumtur? Është e rëndësishme që të vendosësh prioritete gjatë ditës në punë me qëllim që të mos e marrësh punën me vete në shtëpi.

Në të njëjtën mënyrë, të duhet të vendosësh prioritete edhe për kohën e lirë për ta mbushur atë me aktivitete që të sjellin kënaqësi e tan dash me njerëzit që do.

Puna fleksibël

Kjo është thembra e akilit në punë për të reduktuar stresin. Forca e punës në ditët e sotme po evolon, dhe kompanitë po i largohen mënyrës tradicionale të të bërit biznes. Shumë biznese ofrojnë fleksibilitet përsa i përket orëve dhe vendit të punës, në këtë mënyrë ti ke mundësi për të negociuar se ku mund të punoh dhe sa orë – që do të thotë; mund të marrësh fëmijët nga shkolla, të nisësh universitetin që dëshiron e sërish të kryesh punën pr të cilën je zotuar.

Kërko mbështetje

A të sugjerojnë prindërit përherë një plan B? Nëse e sheh veten nën stress duke menduar për të ardhmen, mund të jetë një ide e mirë për ti hedhur një sy të ardhurave të qëndrueshme duke ndërmarrë hapin e sigurimit vullnetar përpos asaj që bën puna në mënyrë që të ndjehesh e qetë për financat e të ardhmes për çdo të papritur..

Të reduktosh stresin nuk do të thotë të abuzosh me punën, por nuk duhet të abuzosh me veten mbi të gjitha. Nëse vendos prioritete, do të kuptosh impaktin pozitiv në jetën tënde e në këtë mënyrë do të kesh më shumë efiçencë në punë, më shumë energji, më shumë kreativitet dhe aftësi për të menduar lirshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here