Lojtare e Ramës/ Si mrs.Vlahutin e shndërroi në 3 vite zyrën e BE në Tiranë në zëdhënëse të qeverisë

1
395

 

“Në thuajse 3 vite në Tiranë, Vlahutin është ndoshta e vetmja ambasadore e akredituar në Shqipëri që nuk ka folur asnjëherë për kanabisin e dekriminalizimin. Memece edhe për krizën politike”…

Një kontribut të rëndësishëm në Shqipëri për arritjet kryesor të vendit, duke nisur nga vitet e para të pluralizimit e deri tani, si edhe në ecurinë drejt aspiratës evropiane, kanë luajtur edhe ambasadorët e akredituar në vend. Megjithëse shpeshherë janë kritkuar për sjellje apo veprime në favor të një force politike, në shumicën e rasteve kontributi i tyre ka qenë pozitiv në kuadër të zhvillimit të vendit. E në fakt një rol të rëndësishm përgjatë gjithë këgtyre viteve, sidomos që nga koha kur Shqipëria hodhi hapa konrekt në rrugën e saj drejt integrimit në BE, ka luajtur edhe përfaqësuesi i BE-së në Tiranë. Ndonëse shpeshherë këta përfaqësues nuk kanë shmnagur dot njëanshmërinë politike në qëndrimet e tyre, në krejt veprimtarinë e tyre janë dalluar në raste e çështje të ndryshme për veprime të drejta e mesazhe bashkëpunimi apo konsensusi. Por duket se zgjedhja e fundit e BE-së për Tiranën nuk ka qenë aspak ndikuese për një klimë më bashkëpunuese dhe ecuri më të mirë të procesit të integrimit të Shqipërisë në strukturat evropiane. Që nga ardhja e saj në Tiranë, detyrën zyrtarisht e mori në 3 tetor 2014 kur dorëzoi kredencialet tek Presidenti Nishani, Romana Vlahutin më shumë se sa një ambasadore e Bashkimit Europian në Shqipëri është daklluar si një mbështetëse e qeverisë e sidomos Partisë Socialiste.

“Karriera” e Vlahutin

Romana Vlahutini nuk ka mbajtur asnjëherë ndonjë post të zgjedhur në jetën e saj. Ajo nuk është as diplomate karriere e BE-së, dh emërimi i saj në Shqipëri ishte emërim politik i Kroacisë në kuadrin e posteve që Kroacia përfiton si anëtare e BE-së, pasi kishte shërbyer më parë si këshilltare e Presidentin kroat. Tirana është eksperienca e parë e punës e Vlahutin si përfaqësuese e BE-së dhe madje në një intervistë të vitit 2014, në revistën Globus të zbardhur nga hashtag.al, ambasadorja rrëfente se kjo ishte puna më e rëndësishme që ka bërë në të gjithë jetën e saj. Në këtë intervistë Vlahutin rrëfente se maksimumi i saj para emërimit si ambasadore ishte puna si këshilltare pranë ish-Presidentit kroat Josipoviç, ku për këtë të fundit nuk i kursen asnjëherë elozhet.

Kanabisi e dekriminalizimi

Në thuajse 3 vite që po qëndron të Tiranë, Vlahutin është ndoshta e vetmja ambasadore e akredituar në Shqipëri që nuk ka folur asnjëherë për kanabisin. Në kushtet kur kjo problematikë në tre vitet e fundit ka marrë përmasa kombëtare e ndërkombëtare, ambasadorja e BE-së nuk ka shprehur asnjë mendim apo qëndrim për çështjen , heshtje e cila e ka vënë haptazi në krah të qeverisë “Rama”. Për hashashin dhe drogën në Shqipëri kanë folur që nga faktorët politikë e mediatn ë vend  e deri tek përfaqësues të lartë të BE-së e SHBA apo media prestizgjoze ndërkombëtare. Por vetëm Vlahutin nuk ka mundur të thotë të paktën një fjalë.

Po ashtu Mrs. Vlahutin ka injoruar sistematikisht dekriminalizimin, edhe pasi disa prej deputetëve të përzgjedhur nga PS humbën mandatin e disa të tjerë e dorëzuan në kuadër të këtij ligji. Faktet për inkriminimin e politikës dhe administratës kanë qenë jo të pakta, por si duket për ambasadoren e BE-së ato kanë qenë të pamjaftueshme për të mbajtur qëndrime favorizues ndaj një kuaze, që fundja vlen më së shumti për rrugën drejti integrimit. Nuk besojmë se nëse një vend do kishte të inkriminuar në masë në Parlament, Bashki e administratëm, do ishte Ii denjë për t’u bërë pjesë e BE-së. Madje në këto dy çështje, Vlahutin dallon fort edhe nga kolegu i saj, ambasadori amerikan Donald Lu, i cili si për kanabisin ashtu edhe për dekriminalizimin ka mbajtur qëndrime jo të pakta. Sidomos për rastin e dekriminalizimit, ambsadori Lu ka qenë i angazhuar personalisht për largimin e të inkriminuarve nga zgjedhjet, megjithëse kujtojmë se “këshillat” e tij për disa nga kandidatët e Ramës në kuadër të zgjedhjeve lokale të 2015-ës nuk u mor aspak parasyh nga kryeministri, i cili vazhdoi i qetë në rrugën e zgjedhur me vetëdije.

Mrs.Vlahutin dhe reforma në drejtësi

I vetmi angazhim, nëse do ta cilësonim si të tillë, i ambasadores së BE-së në Tiranë ka qenë ai për reformën në drejtësi. Në fakt kontributi i ambasadores dhe ndihma e saj për një reformë në sistemin gjyqsor nuk duhet të jetë aspak e paragjykuar, madje duhet vlerësuar. Por koha tregoi se përfshirja e ambasadores në projektin e reformës në drejtësi ishte tërësisht e njëanshme dhe për asnjë çast Vlahutin nuk tregoi se vlerat e standarded evropiane ishin mbi lojërat politike dhe dëshirat për pushtet të pakufijshëm. Drafti fillestar i reformës në drejtësi, i cili u rrëzua në masën 60 % nga Komisioni i Veneicas si një tentativë e qeverisë për pushtet të pakufizuar, kishte mbështetjen e fortë të vetëm dy palëve: Partisë Socialiste dhe të zyrës së BE-së në Tiranë.

Por edhe më tej, gjatë diskutimeve për reformën në gjyqësor, Vlahutin vazhdoi me kokëfortësi mbështetjen e saj për projektin “Rama” , duke ju kundërvënë përmes të përzgjedhurit të saj si ekspertë i jashtem në Komisionin e posaçëm, thuajse çdo propozimi opozitar që tentonte të vendoste kufijtë ndaj kontrollit qeveritar mbi drejtësinë.  Po ashtu njëanshmëria e ambasadores u vërejt edhe më shumë gjatë kohës kur debati për reformën në gjyësor arriti kulmin dhe palët nuk po mundin të gjenin dakordësinë me styre. Në atë kohë thirrjet e Vlahutin më shumë se sa për gjetjen e gjuhës së përbashkët shkonin për një reformë në drejtësi  qeveritare, nëse do ta quanim të tillë votimin nëse do të nodhte të një pakete me ndryshime kushtetuese nga mazhoranca dhe disa deputetë të trafikuar. Madje ky skenar i kryeministrit, që u ndal nga opozita e LSI, u përfol nga shumëkush në korridoret politike e mediatike se kishte mbështetjen e ambasadorëve të SHBA e BE në Tiranë.

Duke vazhduar më tej në këtë çështje, sjellja e ambasadores çaloi fort edhe në votimin e 7 ligjeve shoqëruese të paketës për reformën në gjyqësor. Ndonëse marrëveshja mes partive dhe ekspertëve të huaj pjesëmarrës në Komisionin e posaçëm ishte që pas votimit me konsensus të paketës me ndryshime kushtetuese e njëjta praktikë do të ndiqej  edhe për 7 ligjet, mazhoranca me në krye Ramën vendosi miratimin e këtyre ligjeve pa miratimin e opozitës dhe me forcën e kartonit. Pikërisht në këtë pikë do të duhej ndërhyrja e një përfaqësuesi të paanshëm të Brukselit në Tiranë, përfaqësues që mungon në Shqipëri prej së paku tre vitesh. Jo se Etore Sequi, ambasadori i mëparshëm i BE-së në Tiranë nuk dallohej për veprime të njëanshme, por të paktën në çështje të mëdha me rëndësi paresore për integrimin kishte mbajtur qëndrime unifikuese në kuadër të bashkëpunimit mes palëve politike. Por krejt ndryshe ambasadorja Vlahutin jo vetëm që nuk u shpreh këtë çështje, por shprehu vlerësim për votimin e ligjeve duke e cilësuar si hap përpara në kuadër të reformës në gjyësor; e njëjta logjikë si e kryeministrit Rama.

Ndërkaq një tjetër cen që flet gjithmonë e më shumë për kalimin e vijës së kuqe nga Vlahutin është gabimi në  përkthimin e Ligjit të Vettingut  nga EURALIUS. Gabimi nuk ishte aspak aksidental dhe naiv, por ai ishte një mbështetje e pastër për tentativat qeveritare. Disa ditë pas gabimit,kreu i misionit EURALIUS Devill në Shqipëri, iku me “pushime”, nga të cilat nuk u kthye kurrë më. Ndërkaq syri.net pak ditë më parë bënte të ditur se ish shefi i “EURALIUS”  ishte kthyer për një vizitë private në Tiranë, më së shumti për t’u “pastruar” pas shkarkimit të tij. “Devile është takuar privatisht me politikanë ku ju ka sqaruar se Vlahutin dhe jo ai ishte autori i tekstit abuziv që ju dergua Venecias. Sipas tij, Vlahutin është nën ndikimin dhe shërbimin e Edi Rames”, thuhej në shkrim.

Lidhur me qëndrimet e ambasadores së BE-së në Tiranë nuk kanë munguar kritikat nga ana e opozitës, ku kreu i PD-së gjatë një mbledhje grupi në kulmin e debateve për reformë në gjyqësor e ka cilësuar atë si një përfaqësuese të njënashme. Madje në takimet e fundit që Basha ka zhvilluar me përfaqësues të Brukselit e PE-së sic ishte ai me Fleckestein, kryedemorkati nuk ka pranuar që aty të jetë pjesëmarrës ambasadorja e BE-së në Tiranë. Ndërkohë qëndrimin më të ashpër ndaj Vlahutin e ka mbajtur ish-kryeministri Berisha. Ky i fundit në një nga fjalimet e tij nga çadra e protestës opozitare ka theksuar,:I thashë ambasadores Vlahutin: ti me këto deklarata con drejt destabilizimit Shqipërinë. Nuk dua ta hajë kush sapunin për djathë se nuk ka më keq. E bëtë draftin me specialistë të huaj, natyrisht të paguar nga Xhorxh Soros, ky kryekorruptor në botën e lirë. Njeriu që përdor milionat për të korruptuar politikanët. E bënë me ekspertë ndërkombëtarë, Venecia e përmbysi, sepse me 16 nene, projekte i jepte dorë Edi Ramës. Urdhëroni ta bëjmë bashkë, jo jo, e bënë përsëri vetëm. Me urdhër të Sorosit Rama shkeli marrëveshjen, votoi të gjitha ligjet, duke shkelmuar kushtetutën”.

Super vila

Pak kohë më parë mediat në Shqipëri zbuluan se ambasadorja Vlahutin kishte blerë ne emër të delegacaionit të KE-së në Tiranë një vilë në periferi tëg Tiranës me një çmim dyfish më shumë se normale. Për këtë çështje pati reagime të shumta jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit, ku media të shumta si në Bruksel apo edhe në vende të tjera të Evropës shkruajtën për këtë çështje.  Gazeta gjermane “Franfurter Allgemeine Zeitung” në një artikull të sajin me autor Karl-Peter Schëarz shkruante pak kohë më se Shqipëria ishte larg hapjes së negociatave. Gazetari përmend problemet me shtetin ligjor si edhe aferat për të cilat akuzohet ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin. “Përfaqësia e BE është me rendesi pasi bën ndërmjetësuesen ndërmjet vëzhguesve të huaj dhe zyrtarëve të Tiranës. Pikërisht ambasadorja e BE kroatja Romana Vllahutin është përballur me një afere korrupsioni të zbuluar nga mediat shqiptare, në lidhje me vilën pompoze 600 metra katror që u mor nga EAD si rezidence për të. Vila u ble nga me një cmim prej 1,65 milion euro në rezidencën ekskluzive, Rolling Hills. Cmim, i cili është dyfish më i shtrenjtë se i tregut të asaj zone. Ingeborg Gresle (CDU) kryetare e komisionit për mbikqyerjne e buxhetore në Parlamentin Europian po heton blerjen e viles. Ajo shprehet se rasti në fjalë e ka dëmtuar rëndë imazhin e BE –së. Opozita shqiptare dyshon për ish punonjësen e presidentit socialist, Ivo Josipovic të Kroacisë, se ajo po punon nën rrogozë me kryeministrin socialist, Edi Rama për të deformuar reformën në drejtësi në favor të Edi Ramës”- shkruhej në artikull. Në të njejtën linjë edhe Neë Europe, gazetë me seli në Bruksel shkruajti disa artikuj rresht për këtë çështje duke kërkuar transparencë për një vendimmarrje të dyshimtë. Madje Parlamenti Evropian përmes eurodeputetes gjermane i dërgoi disa pyetje zyrës së BE-së duke kërkuar shpjegime për këtë cështje. Por administrate Mogherini e mori në mbrojtje blerjen super të shtrenjtë të vilës duke u arsyetur me cilësitë e saj.

Zgjedhjet

Sipas dy artikujve të botuar në prestigjozet “Huffington Post” dhe “The Ëashington Times”, si dhe disa burime të tjera në Shqipëri ka një përpjekje të përbashkët “interesash të veçanta” për të mbështetur kryeministrin Edi Rama, në zgjedhjet e  përgjithshme të qershorit. Në një artikull të saj “Neë Europe”, shkruante për lidhjet e Ramës me George Soros si edhe me ëprfshirje në këtë ems të ambasadores Vlahutin.  “Nuk është më një sekret që qeveria e Ramës përdor këshillat e çmuara të “Fondacionit Shoqëria e Hapur (Soros)”. A janë të vërteta dyshimet e lidhjes së supozuar mes Sorosit, qeverisë dhe këtyre ambasadorëve? Nuk është një sekret që bashkëshorti i Romana Vlahutin është gjithashtu pjesë e bordit të  “Fondacionit Soros” në Bosnjë duke qenë gjithashtu aktiv në fushatën kundër Donald Trump. Thuhet se  Soros ka përfituar edhe nga BE-ja dhe tenderat qeveritare në Shqipëri. Disa diplomatë të huaj në Tiranë, (duke folur në kushte anonimiteti për NE) kanë shprehur pakënaqësi ndaj Romana Vlahutin mbi mungesën e transparencës në menaxhimin e fondeve të BE-së të alokuara dhe të shpenzuara në Shqipëri.” .

Në fakt përgjatë gjithë mandatit të saj si ambasadore, Vlahutini asnjëherë nuk është shprehur në mënyrë domethënëse për problemin e zgjedhjeve, por në vend të tyre ka ngritur reformën në drejtësi si kryeçështjen shqiptare. Madje ambasadorja ende nuk është shprehur për krizën aktuale politike, duke lënë pas detyrën e saj, amdje në shkleje të normave demokratike dhe standardeve everopiane. Është pikëirsht ky qëndrim që i ka dhënë edhe më shumë besim kryeministri në skenarin e tij për të shkuar edhe vetëm në zgjedhjet e 18 qershorit. Nuk e dimë se cila do ishte sjellja e Vlahutin nëse do ishte ambsadore e BE-së në një shtet tjetërEvropës, ku do të ndodhte që droga e krimi të pushtonin vendin e partia në qeveri të deklaronte se në zgjedhje do shkonte edhe vetëm. Ambasadorja ka heshtur si memece për të gjitha problematikat që kanë prekurn vendin këto kohë. Por heshtjam e saj edhe opër zgjedhje, që janë thelbi i demokracisë së një shteti e kthen Vlahutin në një zëdhënëse apo lojtare të qeverisë “Rama”. Mos komentimi i mundësisë së mos zhvillimit të zgjedhjeve apo të zhvillimit të tyre me vetëm një parti dhe përballë një opozitë “fake” është kulmi i veprimeve të njënashme të ambasadores Vlahutin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Kjo as nuk do tja dije fare. Vetem vishet dhe kaperdiset, me shoqeruesit qe e ruajne se mos i ndodh gje. O zot i madh si jemi katandisur, tallet edhe kjo?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here