Gjykata e dërgon në spitalin civil, 32-vjeçari mbahet prej 3 ditësh në Spitalin e Burgjeve

0
178

Një rast i paprecedentë ka ndodhur më shtetasin Florjan P., i cili edhe pse është liruar nga gjykata para tre ditësh vazhdon të mbahet i izoluar në qelitë e Spitalit të Burgjeve në Tiranë, bëjnë me dije famijarët e tij. 32-vjeçari është akuzuar për “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta” dhe “goditje për shkak të detyrës”. Përmes një vendimi të datës 19 prill 2017, Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “shtrim të përkohshëm në një spital psikiatrik”, në një afat prej 10 ditësh. Në të njëjtin vendim Gjykata urdhëron lirimin e menjëhershëm të tij nga dhomat e paraburgimit dhe ekzekutimin e masës në një qendër spitalore të përshtatshme. Por, sipas familjarëve, kjo nuk ka ndodhur me 32-vjeçarin, i cili është dërguar dhe izoluar në Spitalin e Burgjeve.

“Kemi të bëjmë me një shkelje flagrante dhe brutale të Kushtetutës dhe ligjit procedurial penal. Prokuroria nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës, por ndryshuar atë”, tha Luan Daci, avokati i 32-vjeçarit.

Nga ana tjetër Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri me dije se pranimi i Florjan P. në këtë institucion është bërë në zbatim të urdhër-ekzekutimit të Prokurorisë.

“Për ekzekutimin e këtij vendimi ka dalë urdhri i Prokurorisë ku urdhërohet shtrimi i përkohshëm i këtij shtetasi pranë IVSHB. Ne si institucion kemi kryer pranimin e këtij shtetasi në IVSHB në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të prokurorisë. Masa të tilla shtrënguese të dhëna nga gjykatat nuk janë ekzekutuar nga spitalet psikiatrike civile dhe në këto kushte jemi ndodhur para detyrimeve për të zbatuar urdhrat e ekzekutimeve të Prokurorisë”, thuhej në reagimin e DPB-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here