Rikthehet “Lugina e Ujqërve”, me një ndryshim (FOTO)

0
502

Aktori legjendar Necati Şaşmaz, i njohur si Polat Alemdari i “Luginës së Ujqërve” përgatitet të rikthehet me një film kinematografik.

Filmi “Kurtlar Vadisi Vatan” (Lugina e Ujqërve Atdheu) ka nisur xhirimet në Antalya dhe kompania e produksionit ka publikuar fotot e para nga shesh xhirimi.

Filmi do të shfaqet së shpejti në kinematë turke dhe ato të jashtme, porse kompania nuk ka publikuar ende muajin dhe datën e saktë të premierës.

“Milliyet” thotë se në film do të luajnë aktorët e famshëm që kanë luajtur për vite me radhë në serialin “Lugina e Ujqërve”.

Filmi pritet me shumë kureshtje, veçanërisht pasi këtë vit Necati Sasmaz nuk u rikthye si zakonisht me serialin e ndjekur pas pushimeve të verës, por ka vendosur të rikthehet me një film kinematografik./tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here