Kandidatin e PS në Kamvajë nuk e mbështet asnjë parti aleate, zbulohet fleta e votimit (FOTO)

0
220

Për 17 ditë qytetarët e Kavajës do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë. “BalkanWeb” ka siguruar modelin e fletës së votimit ku zgjedhësit do të votojnë mes Klodian Shehit të Partisë Socialiste dhe Astrit Hakës, të propozuar nga zgjedhësit. Në fletën e votimit, Shehi i PS-së renditet i dyti, ndërsa Haka i pari.

 

 

Ndryshe nga herët e tjera poshtë emrit të kandidatit të PS-së nuk renditet asnjë nga partitë e koalicionit qeverisës.

Një ditë më parë “BalkanWeb” paralajmëroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratonte sot përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkie në Kavajë, proces që do të zhvillohet në datën 7 Maj.

Përveç dy kandidatëve tashmë zyrtarë në garë ka tentuar të hyjë edhe një tjetër kandidat i pavarur, Maksim Kona, për të cilin KZAZ-ja Nr.42 ka vendosur në 14 prill të mos e regjistrojë për shkak të parregullsive në dokumentacionin e paraqitur.

Gjithashtu mësohet se zyrtarisht në zgjedhjet e 7 Majit në Kavajë do të garojnë gjithsej vetëm katër parti politike, respektivisht Partia Socialiste, Partia Kristian Demokrate, Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane si edhe Partia e Unitetit Kombëtar.

Partia Demokratike si edhe aleatët e saj e kanë bërë tashmë publik vendimin për të mos marrë pjesë në këtë proces elektoral. Të njëjtin qëndrim ka shprehur mandej edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Tanimë është bërë e ditur se opozita nuk ka si qëllim që të pengojë zgjedhjet në Kavajë, por t’u bëjë ftesa derë më derë qytetarëve të Kavajës që të protestojnë kundër zgjedhjes së “mëkëmbësit” të Elvis Rroshit më 7 Maj.

Për këtë qëllim një grup prej afro 10 deputetesh kanë zbarkuar në Kavajë dhe do të qëndrojnë çdo ditë deri ditën e 7 majit, kur do të mbahet protesta për bojkotin e zgjedhjeve për Bashkinë e Kavajës. Grupi i deputetëve përbëhet nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani; nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho si dhe deputetët Luçiano Boçi, Flamur Noka, Florion Mima etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here