Foto/ Britani, zhduket në rrethana misterioze 20-vjeçari shqiptar

0
192

Policia britanike kërkon ndihmën e komunitetit për gjetjen e një të riu shqiptar, i cili u zhduk në rrethana misterioze më shumë se një javë më parë.

20-vjeçari Haziz Bruci, u pa për herë të fundit në qendër të qytetit Paisley, rreth mesditës të dielën e 9 Prillit.  Paisely është qyteti më i madh në rajonin historik të Renfreëshiret, në Skocinë qendrore.

Shqiptari përshkruhet si me trup mesatar, me flokë të shkurtër të zinj dhe i rruar. Ai ishte i veshur me tuta të errëta, xhaketë me zinxhir dhe atlete Nike.

“Jemi të shqetësuar për shëndetin e Brucit. Lutemi për mbështetje nga komuniteti lokal dhe përtej që të na ndihmojnë ta gjurmojmë”, tha Jackie Melvin nga policia e Paisleyt.

Ai tha se Bruci u zhvendos pak muaj më parë në Paisley nga Londra, ku iu bashkua familjes. /tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here