DETAJE/ Laboratori i drogës në Shkozë, transporti bëhej me ambulancë

0
266

Nga dhjetë të arrestuarit për laboratorin e drogës në Shkozë, vetëm një prej tyre është lënë në masë sigurimi “arrest me burg”. Ndërsa nëntë të tjerët lanë qelitë e burgut, pasi rezultoi se nuk kishin lidhje me kultivimin e lëndës narkotike. Gjykata e Tiranës, me kërkesë të prokurorisë caktoi masën e sigurisë për 10 të arrestuarit, e dyshuar për përfshirjen në kultivimin e lëndëve narkotike brenda tunelit të ish-Uzinës së Autotraktorëve në Shkozë.  Gjyqtari Artan Lazaj, vendosi që në masë sigurie “arrest me burg” të qëndrojë vetëm 59-vjeçari Gerald Bilimani. Sipas Prokurorisë, Bilimani është i dyshuari i vetëm për laboratorin e kultivimit të hashashit në Shkozë.

Ndërkohë, në vendimin përfundimtar, gjykata është shprehur se Bilimani është personi që ka marrë me qira ambientet e tunelit në ish-Uzinën e Traktorëve, ku u gjetën pajisje për kultivimin e hashashit në ambientet të mbyllura. 59-vjeçari nuk ka treguar për aktivitetin e tij të paligjshëm, që për prokurorinë, së bashku me punëtorë të tjerë, të cilët i paguante me shuma të ndryshme, kultivonte prej vitesh hashash. Më tej, në kërkesën për caktim masë sigurie, Prokuroria u shpreh se transportin e hashashit nga tuneli drejt ambienteve të tjera, Bilimani e kryente me ambulancën e spitalit ku ishte punësuar si shofer.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here