Republika e Re/ Premtimi i Bashës: Nuk bëjmë pazar me protestën, nëse guxojmë na tërhiqni zvarrë

0
185

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se opozita i qëndron kërkesave të saj për qeveri teknike dhe nuk do të tërhiqet nëse kjo gjë nuk realizohet. Gjatë fjalës së tij nga Çadra e Lirisë mesditën e sotme, kreu i opozitës theksoi se qeveria teknike do të zbatojë dekriminalizimin, të luftojë kultivimin dhe trafikun e drogës si dhe të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Vetëm qeveri teknike që do zbatojë dekriminalizimin, do luftojë drogën dhe do krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë tërheqje nga këto kushte. Harrojeni. Janë kushtet e popullit”, tha kreu i PD.

Lulzim Basha bëri edhe një premtim ndaj protestuesve që prej 60 ditësh qëndrojnë në Çadrën e Lirisë.

Ai tha se opozita nuk do të bëjë asnjë pazar në kurriz të kauzës së saj, në të kundërt qytetarët t’i tërheqin zvarrë.

“Nuk duam pushtet në tavolinë. Po u futëm në pazare ejani na tërhiqni zvarrë. Mbajeni shënim”, deklaroi Basha.

Kreu i opozitës pati edhe një mesazh për Kryeministrin Edi Rama: “Falju Zotit që më ke mua përballë përditë e përnatë që të është prishur një lule. Ndoshta më mbaron dhe mua durimi dhe nuk arrij dot t’i bind pastaj që mos të këpusin ndonjë lule. Jemi fytyra e Shqipërisë europiane. Është protestë e Shqipërisë europiane. Mos kërkoni asgjë tjetër nga unë, do vazhdojë paqësisht por me vendosmëri stoike, totale, europiane”. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here