10 ton kanabis/ Lulzim Basha kërkon arrestimin e Saimir Tahirit

0
225

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali.

Gjatë fjalës në çadrën e opozitës, Basha përshëndeti aksionin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku u arrestuan 18 zyrtarë të doganës së Durrësit dhe Qafë Thanës, për 10 ton kanabis që u kapën në Itali me kamionë në dy raste të ndryshme.

“Këta 18 janë ushtarët, çojeni hetimin deri në fund. Niseni me arrestimin e Tahirit dhe përfundojeni me kreun e bandës. Po këtë nuk e bëjnë dot se u rri mbi kokë vetingu i Ramës, se vetingu ndaj është bërë që të ruajë bandat e drogës, të korruptuarit dhe kriminelët në këtë vend. Komploti ekonomik, komploti ekonomik kundër shqiptarëve, skema e zhvatjes së çdo qindarke nga xhepat tuaja”, u shpreh kreu i PD Lulzim Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here