Sot në ora 12:30 LSI vendos koalicionin dhe emrin e Presidentit

0
234

Burime të besueshme brenda LSI tregojnë se sot kryetari i LSI, Ilir Meta ka thirrur në mbledhje urgjente komitetin e përgjithshëm drejtues të LSI në hotel Tirana ku do të diskutohet për situatën politike si dhe do të vendoset nëse LSI do të firmos apo jo koalicion me PS, emrin e presidentit të Republikës, etj.

Burimi nga kupola e LSI tha se sot vendoset gjithçka nga komiteti i përgjithshëm drejtues.

Po kështu një grupim jo i vogël në LSI është kundër koalicionit me Edi Ramën, pasi nuk po zhvillon zgjedhje të qeta si dhe nuk po bind opozitën të futet në zgjedhje,etj.

Por nuk dihet akoma mendimi final i Ilir Metës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here