Ndodh në Tiranë/ Gjendet pa ndjenja pas kryeministrisë, qytetarët: Njoftoni familjarët e zonjës se do e zhdukin

0
342

Në redaksinë e JOQ.al ka mbërritur një material, i cili ngre jo pak dyshime për rrethanat në të cila është zhvilluar ngjarja. Një zonë e moshuar, rreth 82 vjeçare, Dava Reci nga Lezha është gjetur pa ndjenja pas godinës kryeministrore.

Ndërkohë qytetarja tregon për JOQ që zonja në fjalë kishte shkuar për një takim me kryeministrin dhe që jetonte e vetme në Shqipëri, pasi djemtë i kishte në emigrim.

Ky është rrëfimi i plotë i qytetares:

Përshëndetje JOQ! Kam nevojë për ndihmë, sepse dje kam gjetur një zonjë të shtrirë pa ndjenja pas kryeministrisë. Lajmëruam ambulancën dhe ndërkohë që ata u vonuan më shumë se 40 minuta për të ardhur, unë pata rastin të bisedoja me zonjën. Më tha që kishte një problem në Lezhë dhe se dikush e dhunonte pa pushim, kishte lënë takim me Ramën, por nuk e kishin lënë të futej dje, sepse nuk kishte bërë një njoftim paraprak. Më tregoi se kishte 3 djem por që ishin të martuar dhe në emigrim, këtu nuk kishte njeri dhe jetonte e vetme. I thashë që do vinte ambulanca, por u tmerrua me idenë që nuk do e nxirrnin më pastaj. Kur erdhi ambulanca e morën me dhunë dhe m’u lut të shkoja me të, por nuk më lejuan pasi nuk isha familjare e zonjës. Doktori i tha policëve direkt që “Do e çoj tek 5-a”, pra tek Psikiatria. Ndërkohë që Dava nuk ishte e çmendur dhe ishte e kthjellët, thjesht vuante nga reumatizma dhe mushkëritë. Gjithashtu më tha që t’ua mbaja çantën se në të kishte disa dokumenta me rëndësi, por çantën e mori policia. Bëj thirrje që kushdo e njeh zonjën të lajmërohet pranë saj, të mos e lëmë në mëshirë të mjekëve tek psikiatria”, përfundoi qytetarja.

Ndërsa e kontaktuar nga JOQ, doktoresha rojë në Spitalin e Santoriumit, ku fillimisht është dërguar Dava Reci, ajo u shpreh:

Zonja ka ardhur tek ne në gjendje të rënduar psikologjike dhe pasi i kemi bërë disa ekzaminime nuk rezultonte të ishte paciente që ka nevojë për spitalin tonë. Ajo fliste përçart megjithëse na tha emrin dhe adresën e banimit, herë pas here humbiste vetëdijen. Dava nuk kishte asnjë të afërm dhe sërish e lajmëruam Policinë, por as ata nuk e merrnin për sipër, për shak se zonja në fjalë na lutej duke thënë “Më bëni diçka që të vdes, dua të vdes, jeta ime nuk ka më asnjë kuptim”. Të gjendur në këtë situatë Spitali i Sanatoriumit e ka dërguar në Spitalin Psikiatrik, pasi nuk mund ta mbanim më në ambientet tona”, përfundoi doktoresha N.K.

Këto janë dy variantet për zonjën e humbur, shpresojmë që ndonjë i afërm t’i dalë për zot sa më shpejt dhe të mos mbahet në ambientet e Psikiatrisë, meqë nuk është për aty sipas të dhënave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here