Berisha, mesazh të ashpër për Eduard Auer: Je anëtar i klubit të kanabisit të Ramës!

0
272

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh të ashpër, Eduard Auer – shefit të i Divizionit për Ballkanin Perëndimor, që u propozoi aleatëve të PD-së në Tiranë, Fatmir Mediut, Vangjel Dules dhe Dashamir Shehit të hynin në zgjedhje dhe të rrëmbenin mandatet e Partisë Demokratike!

Ja çfarë i tha Berisha sot nga çadra e protestës:

“Këtu para 5-6 ditësh erdhi një “misionar”, që mblodhi partitë e tjera të opozitës. Ta kishte dërguar Komiterni i Jozef Stalinit nuk do të ishte ndryshe. Çfarë u tha drejtori që erdhi nga Brukseli, partive të tjera opozitare: Lëreni PD-në dhe futuni në zgjedhje të merrni ato mandate! Pra, erdhi me zgjedhjet e Edi Ramës.

Natyrisht, që ti nuk erdhe nga Komiterni, se ai ka përfunduar me kohë në koshin e plehrave. Por ti erdhe këtu ose si anëtar i klubit “4700 euro metri katror” ose si anëtar i klubit të kanabisit të Edi Ramës! Por misionin tënd turpshëm je treguar shumë i pamend se pse ata burra që takove aty atë ditë,  janë përfaqësues të vetë partive aleate që i kemi këtu anëtarë prej 56 ditë, ardhur në këtë çadër me vullnetin e tyre të lirë,” theksoi Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here