Prodho shqip! Bli shqip! Konsumo shqip!” Kjo është thirrja që bën kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në Facebook.
Ai shton se mos e lini pa vizituar “Bio Puka”, aty ku prodhimet lokale janë “ilaç” për shëndetin dhe se njëkohësisht të ruhen edhe traditat.
Meta: Mos e lini pa vizituar “Bio Puka”, aty ku prodhimet lokale janë “ilaç” për shëndetin. Është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim ushqimet bio “Made in Albania” dhe njëkohësisht të ruajmë edhe traditat.Në këtë mënyrë forcojmë lidhjen me zonat tona, rikthejmë shpresën dhe ndalojmë shpopullimin e Pukës, me pasuri të shumta natyrore dhe potenciale të jashtëzakonshme për bujqësinë dhe turizmin.