Zbulohet emri i diplomatit të huaj që bëri ofertën antiPD, partive të opozitës

0
1484
Vangjel Dule, kreu i PBDNJ, tha për mediat se një diplomat i rëndësishëm i huaj në një takim me disa parti politike opozitare u bëri një propozim të çuditshëm. U kërkoi që të tradhtojnë PD dhe Lulzim Bashën dhe si këmbim Edi Rama dhe KQZ do t’ju jap disa mandate deputeti me shumë se sa mund të marrin me PD!
Kjo akuzë shumë e rëndë e Vangjel Dules, u tha, por nuk përmendi emrin e diplomatit të rëndësishëm të huaj. Ndaj pas këtij lajmi i cili u botua në disa media kryesore dhe tradicionale të Shqipërisë, filluan sulmin disa media pranë qarqeve të biznesit të Edi Ramës, sikur lajmi është i sajuar dhe që bëhet nga mediat antireformë!
Redaksia e spjv.it u interesua pranë disa kryetarëve në këtë takim dhe mësoi se  diplomati i huaj që ka bërë propozim hileqar dhe antiçadër është Eduard Auer, shef për Divizionin për Ballkanin Perendimor në BE. Takimi është me datë 6 prill nga ora 17.30 deri në ora 18.30.
Pra akuza e Vangjel Dules e vertetë. Por kjo është shumë e poshtër si ide. Disa diplomatë të huaj po shkelin normat e demokracisë dhe shtyllën kryesore të pluralizimit; të drejtën e konkurimit dhe votën e lirë. Me kriminale mbetet se u ka thënë se u japim disa mandate me shumë se sa me votime normale! Pra i dhurakan mandet e deputetit! Kjo duhet denoncuar, ndaj nuk ka pse heshtin të gjithë për këto afera mandatesh dhuratë nga shumica në dëm të demokracisë. Natyrisht që çadra e Bashës dhe e opozitës mbart disa pikëpyetje pse u ngrit, por këto fakte që po dalin ku janë të përfshirë edhe diplomatë të huaj të rëndësishëm tregon se paratë e drogës kanë shkuar edhe në zyrat e BE. Kjo është alarmante!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here