Manjani kritika ndaj ambasadorëve në Shqipëri. Ja çfarë thotë për deklaratën e Dules

0
609

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar mbi deklaratën e kreut të PBDNJ, Vangjel Dule i cili është shprehur se diplomatët e huaj në Shqipëri i kanë thënë që të hyjë në zgjedhje, pasi në mungesë të PD-së, partia e tij mund të sigurojë më shumë deputetë.

“Mjaft me eksperimente!Jemi anëtar i KE dhe NATO-s”,- ka shkruar Manjani.

POSTIMI:

Më mirë në krizë sesa në paqen e stisur të disa ambasadorëve të huaj! Mjaft me eksperimente!Jemi anëtar i KE dhe NATO-s! Respekt z.Dule!

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ka surprizuar dje me deklaratën e tij, ku tha se diplomatë të huaj i kanë thënë që të hyjë në zgjedhje, pasi në mungesë të PD-së mund të sigurojë më shumë mandate

“Në takimet me diplomatët kryesisht kanë qenë në formën e paraqitjes së argumentave të njohura nga ana e partive të opozitës. Kam dëgjuar dhe diçka të cilën po ta kisha dëgjuar individualisht nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht. Fatmirësisht isha dhe me kolegë të tjerë politikanë, ditët e fundit, që dëgjova një propozim kaq cinik që nuk e besova se e dëgjova. Na u tha në prani të përfaqësuesve të 4-5 forcave politike që ndoshta mund të ishtë një shans i mirë për ne që të përfitonim nga mospjesëmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhje për të marrë ndonjë mandat më tepër”, ka deklaruar Dule.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here