Vlahutin: Reforma e pronës më e rëndësishmja pas…

0
192
Kryetarja e delegacionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin, gjate prezantimit te Strategjise kunder trafikimit te qenieve njerezoer dhe planit te veprimit 2014-2017. /r/n/r/nHead of EU Delegation in Tirana Romana Vlahutin, during the presentation of the strategy against trafficking in human beings and action plan 2014-2017.

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, e cilësoi reformën e pronës si më të rëndësishmen pas asaj të Drejtësisë.

Në një deklaratë për mediat nga qyteti i Vlorës, Vlahutin tha se prona është një e drejtë themelore që për BE është e panegociueshme.

“Për mua dhe për BE ky është një udhëtim fakt mbledhës. Duam të flasim me gjithë kënd që në një mënyrë ose në një tjetër ka lidhje me çështjen e pronësisë.

Me institucionet administrative dhe policinë, me prokurorinë, gjykatat, por për ne thelbësore ishte takimi me qytetarët

Prona private është e drejtë themelore e njeriut dhe për ne si BE është e panegociueshme. Gjatë 27 viteve të fundit edhe më parë ka pasur një kaos që është shkaktuar për çështjen e pronësisë.

Pas reformës në drejtësi kjo është reforma tjetër më e rëndësishme për shqiptarët.

Do të kemi takime të ngjashme në bashki të tjera të vendit dhe së bashku me Ministrinë e Drejtësisë do të gjejmë një mënyrë për të ndihmuar për të analizuar situatën pikësëpari nga këndvështrimi ligjor dhe nga përvoja të ndryshme që kanë pasur njerëzit. Dhe të gjejmë më pas zgjidhjen më të drejtë që do të respektojë dhe mbi të gjitha të drejtën e pronësisë.

Ka një problem me ish-pronarët që për 27 vjet nuk regjistrojnë prona që të afërimit e tyre i kanë pasur. Dhe kjo është pika nga do të fillojmë”, tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here