Parashikimi i motit, e mërkurë 12 prill 2017

0
187

Orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët në të gjithë vendin, herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, kryesisht në zonat juglindore duke rrezikuar shira të dobët e lokalë. Parashikohet që kushtet e qëndrueshme amtosferike të vijojnë edhe gjatë orëve të pasdites duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të vendit por nuk do të mungojnë edhe vranësirat e shpeshta nëpër territor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi juglindor duke bërë që në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Europa

Pothuajse i gjithë kontinentit i Europes do të dominohet nga moti i qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë prezent. Konkretisht: Me kthjellime dhe temperatura të larta do të paraqiten: gadishulli Iberik, vendet mesdhetare, ishujt britanike si edhe Europa Qendrore. Ndërsa, me vranësira dhe shira do të karakterizohet moti për gadishullin Skandinav, rajonin e balltikut si edhe vendet e Europës lindore

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here