VIDEO/ Ekzekutimi i 35-vjeçarit në Vlorë, shkak konfliktet e vjetra. Momenti kur në vendngjarje mbërriti ambulanca

0
172

Policia e Vlorës ka shoqëruar disa persona për vrasjen e 35-vjeçarit Elidon Mehmeti. Gazetari Enrik Mehmeti tha për “BalkanWeb” se dyshohet se atentati ka lidhje me konflikte të vjetra të 35-vjeçarit por nuk dihet se çfarë arsyesh fshehin këto konflikte.

 

 

“BalkanWeb” ka siguruar videon nga vendi i ngjarjes mesnatën e mbrëmshme kur viktima që udhëtonte me një mjet tip “Ford” me ngjyrë të kuqe pasi është qëlluar është transportuar në ambulancë e më tej në spital por pa mundur të mbijetonte.

momenti-kur-transportohet-ne-ambulance-1

Ngjarja ka tronditur Vlorën mbrëmjen e djeshme, ndërsa në video shihet se qytetarë të shumtë të kuriozuar janë afruar pranë makinës.

Mehmeti u qëlluar me breshëri automatiku ndërsa lëvizte në lagjen “Pavarësia”, në zonën e Skelës.
Policia e Vlorës ka sekuestruar pamjet filmike të disa lokaleve e ambienteve pranë vendit të ngjarjes për identifikimin e autorëve, ndërsa janë ngritur postblloqe dhe po ushtrohet kontroll mbi çdo të dyshuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here