Kallëzohet penalisht kryebashkiaku i PS-së. Ja akuzat për të

0
226

Partia Demokratike e Fierit ka bërë kallëzim në prokurori për kryebashkiakun Armando Subashi, për abuzim me detyrën.

Sipas kreut të PD-së në Fier, Luan Baçi, bashkia e Fierit ka bërë prishje selektive në funksion të rikonstruksionit të bulevardit  kryesor të qytetit.

“Kemi bërë kallëzim penal ndaj kryetarit të Bashkisë Fier, Subashi duke nisur nga shumë ankesa nga qytetarët tek dega e Partisë Demokratike Fier, por edhe si këshilltar të djathtë për punimet që bëhen në infrastrukturën në qytetin tonë dhe të fokusuar jemi tek prishjet selektive”, tha Baçi për “Ora News”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i bashkisë së Fierit, që nëpërmjet kreut të inspektoriatit ndërtimor ka sqaruar se çdo prishje në zonë, është bërë bazuar në projektin urbanistik.

“Projekti që po realizohet për rehabilitimin e rrugës “Ramiz Aranitasi” është në zbatim dhe në këto kushte askush nuk mund të shprehet për prishje selektive kur ato ende nuk kanë përfunduar dhe janë në vazhdim. Konflikti personal mes komshinjve mund të zgjidhet në gjykatë dhe nuk mund të ndërhyjë bashkie”, tha ai.

PD ka akuzuar bashkinë e Fierit dhe për vendosjen e një gjobë 100 mijë lekë për vendosje tabele pa leje, ndërkohë që demokratët thonë se kanë aplikuar për leje online. Në lidhje me këtë pretendim, Çako thotë se aplikimi për leje është bërë pas vendosjes së gjobës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here