Të pish Klorofilë? Ja pse!

0
332

Klorofilaështë një nga nutrientët më të mirë. Ka shumë përfitime për shëndetin tonë, aq sa e bën atë një ushqim “fenomenal”. Ajo çka e bën këtë nutrient kaq të veçantë është struktura molekulare, e cila është thuajse identike me hemoglobinën përveçse atomit qëndror. Tek hemoglobina, atomi qëndror është hekuri, ndërsa tek klorofila është magnezi. Kjo do të thotë, që klorofila e lengshme mund të ndihmojë gjakun duke bërë punën e hemoglobinës, pjesërisht.

E keni dëgjuar të gjithë se si të hash tru (qingji psh) të bën më të zgjuar dhe shumë prej jush (përfshirë mua) thjesht kemi larguar pjatën duke thënë, jo faleminderit. Por, lëngjet të pasura me klorofilë mund të rrisin cilësinë dhe sasinë e rruazave të kuqe të gjakut.

  • Anti kancerogjen.
    Klorofila na mbron nga shumë kancerogjenë që gjenden tek ushqimet që zënë myk/kërpudha shpejt si farat dhe drithërat, prej toksinave të mishit të gatuar dhe kancerogjenëve që merren nga ajri si pasojë e ndotjes. Ajo bllokon metabolizmin e trupit për kimikate të njohura si prokancerogjenë që dëmtojnë ADN-në.
  • Antioksidant dhe Anti-inflamantor
    Duke qënë se ka shumë vitamina A, C dhe E klorofila e lengshme ka aftësi të mira antioksidante për të ulur inlamacionin. Klorofila dhe feofitina shfaqin aktivitet anti-oksidant in-vitro. Sipas një studimi, klorofila A dhe produktet e derivuara prej saj janë të vlefshme dhe me bollëk agjentë anti-infamacion.
  • Kap metalet e rënda
    Klorofila është një nga kapësit e metaleve të rënda më të mira në natyrë. Ajo ka aftësi për të hequr metale toksike si mërkuri nga organizmi jonë.
  • Anti-Candida
    Klorofila është treguar që është e aftë për të luftuar candida albicans, një lloj kërpudhe që rritet edhe tek njerëzit.
  • Kundër erës të keqe të gojës
    Ky është vërtetë një bonus për të gjithë ata që kanë erë të fortë goje. Klorofila funksionion si “deodorant” brenda në gojë dhe në fyt, gjithashtu ajo ndihmon aparatin tretës.
  • Shëron plagët dhe ndihmon mpiksjen e gjakut
    Edhe pse vetë klorofila nuk ka aftësi për të mpiksur gjakun, ajo ndihmon shumë indet tona për të shkatërruar baktere. Duke forcuar indet ajo forcon rezistencën ndaj sëmundjeve të qelizave dhe njëkohësisht parandalon shumimin e baktereve. Kërkime të ndryshme sugjerojnë se klorofila përveç ndihmës në shërimin e plagëve parandalon edhe rikthimin e infeksioneve.
  • Shpërndarja e shpejtë e Magnezit
    Klorofila është e pasur me magnez, një mineral shumë alkalin. Prandaj konsumimi i ushqimeve të pasura me klorofilë ka një efekt “alaklin” në trupin tuaj. Magnezi është i rëndësishëm sepse ndihmon në shpërndarjen e oksigjenit, ndihmon kockat, funksionimin e muskujve dhe nervave si edhe është një element kyç për sistemin kardio vaskular, aparatin tretës, sistemin nervor, muskujt, veshkat, mëlçinë , gjëndrat e sekretimit të hormoneve dhe për trurin. Të gjitha këto mbështeten tek magnezi për funksionet e tyre metabolike.
  • Përmban vitamina K, C, Acid Folik, Hekur, Kalcium, Proteina
    Të gjitha këto janë të rëndësishme për trupin tonë, si psh, sistemin imunitar, aparatin tretës, burim energjie, shtimin e qelizave të kuqe të gjakut etj.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here