Mesazhi prekës i kolegëve, sot homazhet për komisar Artan Cuku

0
195
Kolegë e të njohur i japin sot lamtumirën e fundit komisar Artan Cukut, ekzekutuar mbrëmë në hyrje të banesës së tij, nga dy persona ende të paidentifkuar.
Sot në orën 12:00-13:00 në Drejtorinë e Policisë së Tiranës do të zhvillohen homazhet për nder të tij.

Krimi i rëndë që ndodhi mbremjen e kesaj te shtune me vrasjen e nje ish-zyrtari te larte te Policise se Shtetit ka tronditur kryeqytetin ka sjellë dhe reagimin e ish-kolegëve të Artan Cukut, të cilët kanë bërë një mesazh ngushëllimi për familjen e tij, ndërsa kërkojnë që të zbardhet ngjarja e rëndë.

artan-cuku

Mesazhi i Shoqatës së Punonjësve të Policisë në Lirim-2013

Me dhimbje të thellë mësuam se kolegu ynë Artan Cuku, nuk është më midis nesh. Dora burracake e krimit i mori jetën babait të devotshëm, bashkëshortit të përkushtuar dhe një oficeri model të Policisë së Shtetit.

Artan Cuku, ka shërbyer për më shumë se 15 vite në Policinë e Shtetit, ku edhe ka mbajtur detyra shumë të rëndësishme si zv.drejtor i Drejtorisë së Qarkut Fier, zv.drejtor i Qarkut Tiranë dhe para largimit nga radhët e organizatës ishte drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë.

Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim – 2013 kërkon nga autoritetet ligjzbatuese të marrin të gjitha masat për zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje, që sipas të gjitha gjasave lidhet me detyrat e larta që kolegu Cuku ka patur deri në vitin 2013, në Policinë e Shtetit dhe luftën pa kompromis qe ai ka kryer ndaj krimit dhe elementëve kriminale.

Kjo ngjarje e dhimbshme dhe po aq e rëndë, është tregues i situatës dramatike në të cilën ndodhet rendi dhe siguria në vend, një gjendje që flet për një shtet të kapitulluar para krimit.

Paralelisht, ajo është një tjetër provë e shpërfilljes totale nga kjo qeveri, Ministria e Punëve të Brendshme dhe drejtuesve aktualë të Policisë, për ish-punonjësit e policisë, të cilët janë liruar nga detyra për motive cinike e të paligjshme dhe tashmë ndodhen të ekspozuar, pa asnjë mbrojtje ndaj elementëve kriminalë, të bërë palë me këtë pushtet të kalbur e të korruptuar deri në palcë.

Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim-2013 e përcjell me pikëllimin me te thellë këtë ngjarje dhe gjendet pranë familjes e të afërmve të oficerit, kolegut e mikut Artan Cuku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here